Sari i bardhe me vija blu është një veshje karakteristike për urdhrin e misionareve të Nënë Terëzës, ajo jo vetëm e adoptoi këtë veshje , por e bëri atë një ikonë të vërtetë të humanizmit.
Por e dini cila është historia e veshjes së Nënë Terezës? Si u krijua? Ku prodhohet?
Në 1948 nëna e shenjtë shqiptare veshi për herë të parë sarin bardh e blu, thotë “CNN”.
Pas asaj që historia e ka përshkruar si një “takim me Krishtin” ajo udhëtoi për në Kalkutë që të shpërndarë mesazhin e shenjtë të bilblës dhe të ndihmonte të varfrit e të sëmurit atje.
Në 1958 ajo hapi një qendër vullnetare ku pacientët me lebrozë punonin dhe shëroheshin.
Sot, kjo është pikërisht qendra ku prodhohen sarit bardh e blu të Nënë Teresës, veshje të punuara me tezjak, për të cilat tanimë dhjetra gra indiane punojnë në mënyrë të devotshme në këtë punishte.
Lebroza është një sëmundje vdekjeprurëse që sjell rënien e lëkurës, e në atë kohë asnjë nga doktorët nuk donte të vizitonte një koloni të infektuar nga kjo sëmundje, por jo Nënë Teresa.
Ajo shkoi atje bashkë me furnizime të mëdha ilaçesh dhe i mësoi njerëzve si të bënin puneedore, një ndër to, edhe sarit bardh e blu që u kthyen në veshjen simbolikë të humanizmit.
Punëtorët në qendër tashmë prodhojnë sari për 4000 murgesha nga 133 shtete.
“CNN” transmeton se Nënë Teresa e krijoi këtë veshje sepse ajo nuk përfaqësonte asnjë sek fetar, përkundrazi, ngjante më shumë me veshjet e njerëzve të varfër./SYRI.net




