Njëri është një shtet i rrethuar nga toka në Europë, tjetri një hapësirë e madhe në mes të oqeanit Indian, por kjo nuk e pengoi CNN të ngatërronte Austrinë me Australinë.

Gabimi i sikletshëm u bë gjatë raportimit të lajmit se qeveria e Austrisë kishte planifikuar të ngrinte një gardh në kufirin me Slloveninë për të penguar hyrjen e refugjatëve në vend.

Por titrat dhe grafiku i CNN transmetonte se Australia, një shtet mijëra kilometra larg Europës, po ndërtonte një gardh në kufirin me Slloveninë.

Ndërsa spikerja e lajmeve nuk arriti ta dallonte gabimin duke lexuar në mënyrë automatike titrat, shikuesit e vëmendshëm e vunë re menjëherë, duke ‘kryqëzuar’ në rrjetet sociale kanalin prestigjioz.
