CNN ngacmon Vuçiçin: E njihni Kosovën? (VIDEO)

Dita

“Asnjëherë nuk e kam dëgjuar kushtin që pavarësia e Kosovës duhet të njihet nëse Serbia dëshiron të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian “ – ka thënë kryeministri serb, Aleksandar Vucic për rrjetin televiziv amerikan, CNN. Vuçiç ka sqaruar se nëse kjo kërkesë i bëhet i bie që BE nuk e dëshiron Serbinë në gjirin e saj.

CNN: A mund të thoni që do e njihni Kosovën si shtet të pavarur nëse doni të bëheni pjesë e BE’së?

Vucic: Asnjëherë nuk kam dëgjuar këtë kusht…

CNN: Ka mundësi që të bëhet kusht. Unë mund të shkojë sot te Komisioni Evropian dhe ata mund të thonë ‘po, është kusht’..

Vucic: Ata nuk do e thonë këtë…

CNN: Pra, ju po thoni që nuk duhet ta njihni apo që nuk pritet ta njihni Kosovën?

Vucic: Nuk është aq e thjeshtë. Të thuhet që duhet ta njihni Kosovën si shtet të pavarur, këtë nuk e kemi pasur si kusht. Ata (BE’ja) e dijnë se të thuhet se ju duheni ta njihni Kosovën si shtet të pavarur…kjo do të ishte një kusht i atillë Serbisë do ia dërgonte mesazhin: ‘OK, ne nuk presim juve së shpejti në Bashkimin Evropian’”, ka thënë Aleksandar Vucic.

Ai e ka mohuar se ndërhyn shpesh në media, një kritikë kjo që ishte bërë edhe nga organizata ndërkombëtare, ndërsa anulimin e projektit, “Rrjedha e Jugut” nga Moska për transportimin e gazit rus ndër të tjera edhe përmes Serbisë, e ka quajtur shokuese.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *