Aksionet e Coca-Cola ranë nga 56.10 në 55.22 dollarë pas gjestit të Ronaldos në konferencën për shtyp, ku largoi shishet e pijes së gazuar dhe ftoi të gjithë që të mos i konsumonin dhe në vend të tyre të konsumonin ujë.
Nga kjo rënie kompania humbi 4 miliardë dollarë nga vlera e saj në bursa, duke zbritur në 238 miliardë dollarë nga 242 miliardë dollarë që ishte para kësaj konference.
Rënia e aksioneve të kompanisë në këtë periudhë vere, kur konsumi i pijes më të famshme në botë arrin pikun është i paprecedentë dhe dëshmon edhe njëherë pushtetin e yjeve të famshëm të botës së sportit, apo të artit në fushën e marketingut.
Ronaldo shquhet për mënyrën e shëndetshme të të jetuarit, ku u ka qëndruar larg si alkoolit, lëndëve narkotike e po ashtu edhe pijeve me gaz. Sapo u ul para gazetarëve për konferencën para ndeshjes me Hungarinë, portugezi zhvendosi prej tavolinës dy shishe Coca-Cola dhe nxorri një shishe me ujë.
Mesazhi ishte i qartë dhe ai u bë viral në rrjet, aq sa ndikoi edhe në bursa. Prandaj, nëse dikush ka pasur dyshime më parë në lidhje me fuqinë që kanë yje të kalibrit të Ronaldos, pas këtij shembulli nuk duhet që t’i kenë më.
o.j/dita

Talenti tek ky lojtar eshte invers proporcional me karakterin e tij,qe cfaqet gjithmone si nje pordhac ordiner.
Ke blere gje aksione te Coca-Coles?
(Gzuur Kokn e Kols, dallnyshen e par t’kapitalizmit n’Shqipniiii!!)
Personalisht jam kunder kesaj fuqie, sepse ushtrohet per favore apo teka personale dhe se dyti gjen mbeshtetje tek budallenjte. Njerezit qe mendojne me koken e tyre nuk mund ti influencosh lehte.
Me vjen keq qe humbem arancatat tona.
coca cola eshte shurre para tyre.
enver hoxha i shante,por tek populli bente efektin e kundert..Sa me shume e shante coca colen enveri,aq me shume terbohej populli,sikur ishte pije magjike.
Po mbushe mor maskara tregun njehere me camcakyz e me coca cola sa te shuhet kurioziteti popullit!
Coca cola eshte betadon per kollen, qe perdornin tuberkulozet me gaz dhe sheqer,,Ja,ky mysubet eshte coca cola.
Demo je komplet trap.