Nishani dekoron Coccianten me titullin “Naim Frashëri”

redaktor

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka dekoruar sot me titullin “Naim Frashëri” këngëtarin italian Ricardo Cocciante, i cili ndodhet në Shqipëri prej dy ditësh.  Dekorata me motivacionin: “Si një artist mbarëbotëror, mik i shquar i Shqipërisë, i cili ka kontribuar në promovimin dhe lartësimin e talenteve dhe vlerave të tyre shpirtërore” i është dorëzuar këngëtarit gjatë një pritjeje që Nishani rezervoi në Presidencë për të dhe fituesen e talent-shou-t “The Voice of Italy”, Elhaida Dani.

Nishani i ka mirënjohjen kantautorit Cocciante për mbështetjen e pakufishme që i dha këngëtares së re shqiptare si mentor i saj dhe ka theksuar se inkurajimi për Elhaidën është tregues i mbështetjes ndaj kulturës dhe artit shqiptar në botë.

“Është vështirësisht e besueshme, por është fakt, se në një kohë tjetër tashmë të perënduar jo fort të largët, që nuk zgjati pak por dhjetra vite, ishin këngëtarët italianë që me muzikën e tyre, meloditë dhe tekstet e atyre këngëve, u bënë shqiptarëve një shërbim tepër të madh; I bënë të ëndërronin! Ata këngëtarë italianë, njëri prej të cilëve jeni sigurisht Ju Zoti Cocciante, kanë luajtur një rol absolutisht të rëndësishëm për ruajtjen e drejtpeshimit shpirtëror të shqiptarëve”, theksoi presidenti.

Ndërsa Riccardo Cocciante duke e falënderuar presidentin Nishani për mikpritjen e ngrohtë u shpreh se kultura dhe arti e kanë mundësinë të kapërcejnë kufijtë që qëndrojnë mes popujve. Kantautori italian theksoi se është shumë e rëndësishme për një artist që të mos harrojë identitetin e tij, të njohë folklorin e popullit të vet dhe ta shprehë atë përmes artit, një porosi të cilën ai ia ka përcjellë personalisht edhe Elhaidës.

 

 

Share This Article
9 Comments
  • Sa pordh kot me kot.pa lidhje fare.dekorojme dhe rain qe i dha mundesi elhaides.o lerni mo keto.ajo e gezofte talentin qe ka,por keto budalleqet e tjera jane te kota e veprime te uleta.

    • Nuk i shpetuan dot “takses se sheshte” te thundres se sheshte as Elhaida me Rikardon,kjo sepse morali vjen pas pareve.Edhe kjo dyshe ashtu si Kozi apo grupi i Lumasit çuan uje ne ne “perruan” e Saliut.
      MORALI I PAREVE

  • per cfar motivi ,po ky njeriu per here te pare vjen ne shqiperi e dekorohet ,ka ber gje per vendin ton o kadet nishani po sa ja keni ul piacen dekoratave ,po podesten e lobimit do i jepni dekorat o invalid

  • Po ca ka bere ky Cocciante xhanem per Shqiperine? Si ska turp ky presidenti i yne qe ben nga keto gjera? Po cjane keto plehra qe kemi mbi keo? Turp o mustaqembajtes …

  • Koment : ESHTE PER TE ARDHUR TURP KUR PRESIDENTI E CILESON ITALIANIN : ARTIST MBAREBOTEROR (ESHTE POTHUAJSE I PANJOHUR) ET PASTAJ THOTE ESHTE MIK I SHQUAR I SHQIPERISE( AI NUK KA BERE ASGJE DHE AS KA ARDHUR ASNJEHERE NE SHQIPERI DHE NUK E NJEF NJERI PER MIK!!!!)
    TURP PER KETO LEVDATA PA KUPTIM, MENDOJ QE PRESIDENTI KA SHUME GJERA TE TJERA TE BEJE PER SHQIPETARET : TE LUFTOJE DROGEN, PROSTITUCIONIN, VJEDHJET, VRASJET DHE KORRUPSIONIN E PLOTE TE JETES!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *