Çohen për ndjekje Penale 8 punonjës të Doganës Kakavijë

Dita

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka pezulluar 8 punonjës të doganës së Kakavijës dhe i ka dërguar për ndjekje penale, sëbashku me dy shoferë pasi futën trailera kontrabandë. Ka qenë Departamenti Operativo­Hetimor, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, që ka kryer hetimin dhe ka zbuluar këtë veprimtari të organizuar kriminale. Nga hetimi u zbulua se në datën 26 shkurt 2015, në Doganën e Kakavijës kanë kaluar dy automjete tip trailer kontrabandë, të cilët kishin në brendësi artikuj të ndryshëm industrial, duke shmangur kështu vlera të konsiderueshme të detyrimeve doganore.

Njëkohësisht punonjësit e doganës kanë konsumuar veprën penale të kontrabandës. Nga kjo veprimtari e organizuar kriminale, e cila është kryer në bashkëpunim, Departamenti Operativo­Hetimor i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, ka dërguar për ndjekje penale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, “për veprën penale të Kontrabandës”, punonjësit e administratës doganore. Ndërkohë që menjëherë është marrë masa e pezullimit nga detyra të punonjësve të Doganës së Kakavijës si më poshtë:

– Klodian Cani, Përgjegjës Turni

– Redi Karalliu, Doganier i Kontrollit në Pikën e Hyrjes

– Arben Zhupa, Doganier i Kontrollit në Pikën e Hyrjes

– Ardit Karabina, Doganier i Peshores

– Engjëll Ymeraj, Doganier i Parkimit

Po ashtu u dërguan për ndjekje penale dhe u pezulluan menjëherë nga detyra punonjësit e Antikontrabandës që kishin për detyrë të zbulonin dhe parandalonin këtë veprimtari të kundraligjshme, me motivacionin “shpërdorim detyre”.

­Idriz Zogu, Përgjegjës i Grupit të Antikontrabandës ­Vladimir Goxhi, Inspektor i Antikontrabandës

– Etjon Hyseni, Inspektor i Antikontrabandës

Gjithashtu janë dërguar për ndjekje penale edhe dy drejtuesit e mjeteve me inicialet T.Ç. dhe L.Z., te subjektit “B.F” të cilët në bashkëpunim me punonjësit e sipërpërmenduar kanë konsumuar veprën penale të kontrabandës në Degën Doganore të Kakavijës,.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *