Teksa e shohim të konsumohet plot dëshirë nga njerëz mbipeshë, shumë prej nesh mund të krijojnë një ide të gabuar për çokollatën. Nëse e adhuroni por shpesh stepeni nga frika e kalorive, ne ju sjellim pesë arsye për të cilat çokollata është shumë e shëndetshme.
Lufton hipertensionin
Mund të jetë një armë e fortë për të mbajtur nën kontroll presionin arterial, kjo për shkak të kakaos. Një prej studimeve më të fundit testoi 1300 individë, funksionimi i enëve të gjakut të të cilëve u përmirësua pas konsumit të çokollatës. Flavonoidet në përbërje të saj favorizojnë hapjen e enëve të gjakut, duke përmirësuar qarkullimin dhe duke ulur vlerat e presionit. Në mënyrë të veçantë, çokollata e zezë është një aleat i fortë kundër infarktit.
Lufton stresin
Çokollata ka në përbërje magnez, i cili ndihmon për të luftuar irritimin dhe nervozizmin. Çokollata e thjeshtë (pa qumësht) ka më shumë magnez, pra është më efektive. Shumë i rëndësishëm është edhe efekti i teobrominës dhe kafeinës, që gjenden në përbërje të kakaos dhe largojnë ndjenjën e lodhjes, duke rritur nivelin e përqendrimit dhe reflekset. Mjaftojnë 40 gram çokollatë në ditë për të luftuar stresin.
Është antidepresiv
Çokollata lufton depresionin. Kjo për meritë të feniletilaminës, një hormon natyral psikoaktiv. Çokollata stimulon prodhimin e serotoninës dhe endorfinës, hormone që kushtëzojnë emocionet, gjendjet shpirtërore dhe humorin. Flavonoidet rrisin fluksin e gjakut në tru, duke luftuar gjendjet depresive.
Ul kolestrerolin
Konsumi i çokollatës rrit nivelet e kolesterolit të mirë dhe ul kolesterolin e keq. Merita është e acidit stearik, i cili shndërrohet në acid yndyror monosatur, që rrit nivelin e kolesterolit të mirë në gjak.
Është afrodiziak
Çokollata përmirëson libidon dhe vepron si një afrodiziak natyral, duke shtuar dëshirën seksuale te meshkujt dhe femrat. Ky efekt përcaktohet nga disa substanbca që nxisin eksitimin si teobromina dhe feniletilamina.
wow good news for me lol