Edhe vetë ish-studentët e Dhjetorit të viteve ’90, u ka rënë në sy mungesa e një pjesa të themeluesve të PD-së si dhe e studentëve protestues.
Kreshnik Çollaku, aktualisht shef i politikës së jashtme në PD, ka përkujtuar 8 Dhjetorin, Ditën e Rinisë, duke u shprehur se dhjetoristët kanë festuar të përçarë. Sipas Çollakut, Ramiz Alia dhe Sigurimi i Shtetit të asaj kohe nuk kishin ëndërruar kurrë më shumë se kaq.
“Dhjetoristët që kremtojnë të ndarë e përçarë Ditën e Tyre…!?!? Në atë dhjetor të ‘90 ne studentet ishim bashkë me një mision dhe një betejë. Çdo gjë ishim të përgatitur të përballonim dhe të rrezikonim jetët për misionin që i vumë vetes, misionin për t’u çliruar vetëm nga robërimi komunist.
Të vetmen gjë që nuk do kishim imagjinuar ishte kjo ç’ka sot ndodh, gara dhe lufta për ti treguar njëri-tjetrit kush është më antikomunist duke u bërë një dhurate të pamerituar komunistëve dhe trashëgimtarëve të tyre. (Ramiz Alia dhe sigurimi shtetit në ‘90 s’do kishin ëndërruar me shumë se kaq !!)”, shkruan Collaku në Facebook.
Cullak ju bete luften Berrisha fitoi,ju perdhunoi per 24 vjet ju maskaroi dhe tani qendroni si qente e rrahur, kjo per ju eshte vetem fillimi pjesen tjeter e keni me Bashucin sepse dhe ai ndjek rrugen e babait te tij Sali kriminelit…
Mirë ja kini dhënë përgjigjen Lul ? Tung!