Colson Whitehead fiton Çmimin Pulitzer për herë të dytë

Ornela

Autori amerikan, Colson Whitehead është bërë shkrimtari i katërt në botë që ka fituar për herë të dytë Çmimin Pulizer në zhanrin trillim.

Autori afrikano-amerikan është nderuar për novelën The Nickel Boys, në të cilën shpërfaqet abuzimi ndaj disa djemve me ngjyrë në një shkollë në Florida.

Whitehead, 50-vjeçar nga Nju Jorku, ka fituar çmimin edhe më 2017, në te njejten kategori për librin, The Underground Railroad.

Para tij, vetëm, Booth Tarkington, William Faulkner dhe John Updike kanë fituar këtë çmim dy herë për zhanrin trillim.

Ndarja e çmimeve Pulitzer më 2020, është shtyrë për disa javë për shkak të koronavirusit.

Çmimet Pulitzer janë çmimet më të rëndësishme që u bëhen gazetarëve dhe autorëve me bazë në Shtetet e Bashkuara.

 

o.j/dita

 

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *