Como e Entella duan Migjen Bashën

redaktor

Migjen Bashës i hapet rruga për një rikthim të mundshëm në futbollin italian, por jo në Serinë A. Për mesfushorin e Kombëtares shqiptare, aktualisht pjesë e Lucernës në Superligën e Zvicrës, interesohen dy skuadra të Serisë B, Como dhe Virtus Entella.

Të dyja këto skuadra janë në bisedime intensive me futbollistin, të cilin e dëshirojnë me menjëherë për objektivin mbijetesë, pasi si Como edhe Virtus Entella rrezikojnë rënien në Lega Pro.

Sinjalizimi vjen nga Luca Di Marzio, gazetari i njohur italian për raportimet rreth lëvizjeve në merkato. Fakti që 29-vjeçari ka luajtur pak në radhët e Lucernës kur në verë duhet të jetë në formë optimale për finalet e Europianit, është një shtysë më shumë që të pranojë një ofertë nga Seria B, edhe pse është ende nën kontratë me klubin ku luan edhe Jahmir Hyka

Migjen Basha duket se është penduar që pranoi ofertën e Lucernës gjatë merkatos së verës. Në sezonin aktual është aktivizuar në vetëm 7 takime të kampionatit, madje në katër tre raste si zëvendësues. Në total ka qëndruar në fushë 297 minuta. Këto statistika nuk e ndihmojnë aspak për të marrë një rol protagonisti në Kombëtare, madje nëse vijon me këtë ritëm rrezikon të mos grumbullohet nga De Biasi për Francë 2016.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *