Pak ditë pasi pranoi ftesën e Kryeministrit Rama për të qënë kandidate e PS në zgjedhjet e 25 prillit Najada Çomo, shefe e Shërbimit Infektiv në QSUT, thotë se politika për të është mision ndaj nuk do të largohet nga profesioni i saj i vërtetë mjekësia. E ftuar në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi, Çomo tha:
“Spitali është shtëpia ime reale prej tre dekadash dhe as nuk bëhët fjalë që unë të largohem më nga spitali. Kontributi im maksimal është pikërisht në vendin e punës, pra në profesionin tim. Unë nuk do ta braktis shtëpinë do ta këm atë shtëli dhe mendova të jap kontributin tim në pjesën e politikës.” – tha Çomo.
Çomo shtoi se ftesa ishte e papritur për të.
“Natyrisht ishte nje ftesë e papritur e vlerësuar dhe gjykiva të isha pjesë e politikës pa u shkëputur nga vendi i punës dhe me kalimin e ditëve të politikës gjykoj që nuk kam gabuar në vendimin që kam marrë.” – theksoi Çomo në Përballë.
c.r / dita

Po hyre ne ATE dere,nuk vete me as ne shtepi,jo me ne Spital.
Ti do shkosh ne spital.aq sa shkoi Saliu.
E ndrite tek Infektivi ti ,dhe erdhe ta besh ndritesh dhe politiken,
Por te pakten hiq dore nga Spitali, dhe meru vetem me politike,
se ne politike ti nuk prish pune, se nuk ta var kush, Je mbushese topi.
Ndersa ne Spital ti prish pune, se ke instikte kriminale , dhe merr ne qafe jetet e pacjenteve te pafajeshem
Ndaj mbaji larg duart nga Spitali shtriga Como, dhe shko bej llogje ne Parlament
Me mijera shqiptare jane shpetuar nga kthetrat e vdekjes fale punes se palodhur te stafit te infektivit dhe Dr. Najades. Respekte.