Conte e konsideroi mes më të mirëve në botë, Kane e injoron

Gazeta Dita

“Për mua Kane është një prej sulmuesve më të mirë në botë. Nëse do të duhej të zgjidhja një sulmues për të blerë, do të shkoja direkt tek ai. Për fat të keq, kushton më shumë se 100 milionë”.

Këto ishin fjalët e trajnerit të Chelseas, Antonio Conte, në vlerësim me superlativa për sulmuesin dhe bomberin e Tottenham dhe të Anglisë, Harry Kane.

Deklarata dhe vlerësime të mirëpritura edhe nga ana e yllit të ‘Spurs’, i cili i është përgjigjur trajnerit të Chelseas, në përfundim të miqësores së zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kundër Manchester City.

“Natyrisht janë fjalë shumë të bukura, por jam i përqëndruar te skuadra ime dhe mbi atë që mendon trajneri im. Jam i fokusuar në atë që duhet të bëj për tu përshtatur me sezonin tonë të ri”, deklaroi Kane.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *