Kryeministri italian Xhuzepe Konte falenderoi sot Shqipërinë dhe kryeministrin Edi Rama për ndihmën ndaj Italisë në momentet e vështira që po kalon me pandeminë e COVID-19.
“Faleminderit Shqipërisë, shkruan Conte në profilin e tij zyrtar në Facebook, teksa ka shpërndarë videon e kryeministrit Edi Rama që përcolli në aeroportin e Rinasit 10 mjekë dhe infermierë që për një muaj do të ndihmojnë Italinë në përballimin e situatës së koronavirusit, me shpërblimet e tyre nga buxheti i shtetit shqiptar.
e.k / dita
