Conte i “afrohet” Europës, ndërsa Salvini përgatit protesta

Edona Llukacaj

Ish kryeministri italian, Giuseppe Conte ka marrë një mandat të ri për formimin e qeverisë, një javë pas rrëzimit të qeverisë së mëparshme shkaktuar nga ish zëvendës kryeministri dhe lideri i La Lega-s, Matteo Salvini.

Ndërsa 5 Yjet, lëvizja populiste që Conte drejton, kanë arritur një marrëveshje me qendrën e majtë, Conte deklaroi se Italia duhej të kompensojë kohën e humbur pasi ishte në një “fazë shumë delikate”.

Një profesor i pavarur, që e akuzoi Salvini javën e kaluar në parlament për krijimin e krizës politike për “interesa personale dhe partiake”, Conte tha se Italia duhet të luante një rol kryesor në Evropë, qëndrim ky që paraqet një ndryshim të dukshëm nga politikat e partisë së djathtë La Lega.

Conte tha: “Do të jetë një qeveri për të mirën e qytetarëve, për të modernizuar vendin, për ta bërë kombin tonë edhe më konkurrues në skenën ndërkombëtare, më mbështetës dhe më gjithëpërfshirës”.

Ndërkohë, Matteo Salvini ka bërë thirrje për një protestë masive në Romë, më 19 tetor.

e.ll./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *