Të gjithë flasin për largimin e Antonio Contes nga Chelsea, por vetëm trajneri italian mohon këtë fakt.
Conte ka përgënjeshtruar edhe ish-sulmuesin e Chelsea, Gianluca Vialli, që pak ditë më parë pohoi se largimi është çështje javësh.
“Vialli ka thënë që unë do largohem?
Nuk është e vërtetë. Gianluca është një mik, por kam një vit që nuk komunikoj me të. Nuk është aspak e vërtetë që është shumë e vështirë për mua, por në këtë sezon kam dëgjuar shumë spekullime për të ardhmen time.
Po dëgjoj shumë zëra që komentojnë, që nga fillimi i kampionatit. Jam i impenjuar më këtë klub dhe kam një kontratë dhe për këtë punoj shumë fort, kjo është e vërteta e vetme. Të gjitha situatat e tjera nuk janë aspak të vërteta”, tha Antonio Conte.
Ndërkohë në Itali janë shtuar zërat për një rikthim të tij në Itali, si pasardhës t Allegri-t në pankinën e Juves.
a.s/dita
