“Premier League është padyshim turneu më i vështirë. Në Spanjë ka vetëm dy skuadra që mund të fitojnë, Real dhe Barcelona, ndoshta Atletico futet në garë ndonjëherë. Në Itali është vetëm Juventus, në Gjermani është vetëm Bayern Munich.
Borussia ka fituar me Klopp, ndërsa në Francës është PSG, me Monaco-në që fitoi një vit. Në Angli janë të paktën gjashtë klube që luftojnë për titull: City, United, Liverpool, Arsenal , Tottenham dhe Chelsea”. Antonio Conte, i vlerësuar si një nga njerëzit e vitit nga revista “GQ”, ka shpjeguar ndryshimin që ekziston mes kampionatit anglez dhe kampionateve të tjerë.
“Për të triumfuar në Premier duhet të jesh pothuajse perfekt. Nuk ka ndeshje të lehta, ja përse në Spanjë dhe në Itali ka më shumë mundësi për të bërë rotacion mes ndeshjeve të kampionatit dhe ato të kupës”. Në vazhdim, Conte ka zbuluar edhe emrat e lojtarëve më të mirë me të cilët ka luajtur:
“Zidane dhe Alessandro del Piero kanë qenë më të mirët, ndërsa heronjtë e mi janë gjithmonë lojtarët me të cilët punoj. Skuadrën time të parë e kam drejtuar në moshën 14 vjeç, ka qenë një grup djemsh në shkollën fillore. Por ndonjëherë e urrej këtë punë sepse për të qenë një trajner i mirë duhet të sakrifikosh në jetë. Duhet të mendoj për futbollin 18 orë në ditë”.
