Conte: Mashtrime! Ja e vërteta e rikthimit tim në Itali

Gazeta Dita

Trajneri i Chelseas, Antonio Conte, në vigjilje të ndeshjes kundër Crystal Palace, foli në konferencë për shtyp duke sqaruar ndër të tjera edhe një prej çështjeve më të përfolura dhe të debatuara gjatë javës së fundit, atë të rikthimit të tij në Itali. “Familja ime është këtu me mua, nuk është në Itali dhe vajza ime ndjek shkollën këtu. Është e rëndësishme të shkruhet e vërteta. Disa javë më parë dhashë një intervistë, por përkthimi ishte i gabuar.

Gjithçka thashë është se një ditë do të më pëlqente të kthehem në Itali. Por e njihni pozicionin tim, kam ende dy vite kontratë me Chelsea dhe jam i lumtur që punoj me këtë klub dhe me futbollistët e mi. çdo trajner, kur nis të punojë me një klub, shpreson të qëndrojë gjatë dhe të ndërtojë diçka të rëndësishme, ndonëse sikurse kam thënë gjithmonë, kjo e jona është një punë e vështirë dhe e çuditshme”, deklaroi Conte.

“Morata është i dëmtuar, por shpresoj që të rekuperohet në kohë për ndeshjen kundër Romës. Drinkwater  po përmirësohet, por nuk është ende gati, duhet të kemi durim me atë. Kante ka një problem më serioz dhe javën e ardhshme do të bëjë disa teste dhe është një humbje e madhe për ne, do të mungojë për rreth 20-25 ditë.

Nuk kemi në skuadër asnjë futbollist tjetër me karakteristikat e tij, ose të ngjashme dhe do të provojmë zgjidhje të ndryshme me Bakayoko dhe Fabregas. Musonda? Kemi tre numra 10, nga të cilët luajnë dy. Është një futbollist i talentuar dhe jam i sigurtë që do të ketë një karrierë të rëndësishme nëse do të mbajë vëmendjen në fushë dhe jot e rrjetet sociale”, u shpreh ndër të tjera trajneri i Chelseas, Antonio Conte.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *