Marrëdhënia me “Wembley” është e komplikuar, ajo me penalltitë e pafat. Antonio Conte, që kishte humbur finalen e Kupës së Anglisë në të njëjtin stadium kundër Arsenal, është dorëzuar pas penalltive, të cilat i kanë dhënë fund edhe aventurës së tij me Italinë.
Trajneri nuk ka qenë aspak i lumtur pas ndeshjes dhe nuk e ka fshehur pakënaqësinë e tij. Pyetja e parë i është bërë në lidhje me zgjedhjen e portierit Courtois si një nga gjuajtësit e penalltive, me belgun që ka gabuar. “Courtois ishte një nga të përzgjedhurit, por gabimi është i pranueshëm, na vjen keq që ka gabuar. por mund të gabojë edhe një sulmues, ashtu si një portier”.
Ish-trajneri i Juventus ka qenë i zemëruar për kartonin e kuq të marrë nga Pedro (pak sekonda më vonë ka ardhur barazimi): “Kartonin e kuq të Pedro nuk e kam interpretuar. Më vjen keq për faktin se është hera e dytë që e mbyllim me dhjetë lojtarë një finale kundër Arsenal.
Duhet të respektojmë vendimet e arbitrave, por ndonjëherë këto vendime na zemërojnë”. Për sa i takon merkatos: “Kam folur me klubin, nuk dua të përsëris ato që kam thënë. Pas gjashtë ditësh fillon kampionati dhe gjëja më e rëndësishme është të përmirësohemi. Morata nuk është akoma në formën më të mirë, por kjo është normale”.
