Conte: Shqipëria, jo më një ekip i vogël

redaktor

Fitore për Italinë e tij përballë një Shqipërie që nuk pati frikë të përballej si e barabartë me të kaltërit.

Antonio Conte e vlerëson suksesin me Shqipërinë duke e cilësuar si një provë pozitive përfaqësimin e skuadrës së tij e duke kujtuar se kuqezinjtë nuk mund të konsiderohen më si ekipi i vogël ndaj të cilit fitorja është e sigurt: “Mos harrojmë që kishim përballë një kombëtare që ka bërë mirë kohët e fundit.

Kjo skuadër luajti mirë në Portugali, fitoi madje kundër tyre, luajti mirë dhe në Francë ndaj unë besoj se nuk ishte e thjeshtë të fitoje ndaj Shqipërisë”, tha Conte. Gjithsesi trajneri i Italisë kërkoi durim për të parë Italinë e vërtetë.

“Sigurisht që nuk është momenti më i artë për futbollin italian, por mos harrojmë që kjo kombëtare ka fituar 5 nga 6 ndeshje. Unë besoj se duhet të jemi pak të duruar me përfaqësuesen tonë”, theksoi numri njw i stolit italian.

Fitorja me Shqipërinë për Italinë erdhi pas barazimit me Kroacinë, që ndezi jo pak kritika në adresë të kombëtares së kaltër sidomos për lojën e shfaqur prej saj.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *