Në vigjilje të sfidës klasike të futbollit botëror Itali-Spanjë, trajneri i të “kaltërve” flet në konferencë për shtyp duke thënë:
“Ne i respektojmë shumë sfidat kundër Spanjës, sepse e njohim që ata janë një ndër skuadrat më të fortë në botë dhe një nga favoritet për fitoren finale. Është një sfidë pa të nesërme sfida midis të dyja ekipeve, jemi të përgatitur, do të jetë e rëndësishme përgjigja në fushë. Unë dhe djemtë nuk dëshirojmë të shkojmë në “shtëpi”.
Ndeshjen dëshirojmë t’a fitojmë të gjithë sëbashku sidomos në fazën ofensive ku mund t’i bëjmë shumë presing Spanjës. Gjithashtu duhet të kemi kujdes nga Morata, Nolito, Fabregas, Iniesta dhe të gjithë. Nëqoftëse përdorim arsyen dhe mendojmë atëherë do të humbim, duhet të mendojmë për më tej se arsyeja për të bërë diçka të jashtëzakonshme.
Jam i bindur që djemtë dijnë t’a bëjnë më së miri. Asgjë nuk është e pamundur”-përfundoi tekniku i Italianëve Antonio Conte.

I paska hyre lepri ne bark dhe po merr veten me te mira.