Kryeministri italian, Giuseppe Conte akuzoi ministrin e Brendshëm, Mateo Salvini për mungesë besnikërie e obsesion me bllokimin e emigracionit përmes një letre të hapur, të publikuar në median sociale, duke thelluar akoma më tej përplasjen brenda koalicionit në pushtet.
Conte që nuk i përket asnjë partie, përmendi rastin e një anijeje shpëtimi të emigrantëve, që iu refuzua hyrja në portet italiane nga Salvini për të sulmuar liderin e Legës së veriut.
Në letrën e tij, Conte tha se ka bindur gjashtë vende të BE për të pranuar disa nga emigrantët në bordin e anijes humanitare Open Arms dhe akuzoi Salvinin për bashkëpunim të pandershëm.
Ai akuzoi ministrin e Brendshëm se po shfrytëzon çështjen e emigracionit për të tërhequr mbështetës në vend që të kërkojë zgjidhje me partnerët e Italisë.
“Unë e kuptoj përqendrimin tënd obsesiv tek çështja e emigracionit, duke reduktuar gjithçka tek formula ‘porte të mbyllura’. Ti je një lider politik dhe normalisht kërkon të rrisësh mbështetjen”,shkruan ai.
Salvini ndërkohë iu përgjigj komenteve të Contes në një konferencë për shtyp.
“Po, unë jam fajtor se jam i fiksuar me sigurinë e qytetarëve italianë dhe me luftën ndaj trafikantëve njerëzorë si dhe OJQ-ve që bashkëpunojnë me trafikantët. 60 milionë italianë më paguajnë mua për këtë fiksim”, tha ai.
j.l./ dita

Io sto con Salvini.
Rrinê e rrinë e hanë ndonjë m… pipinot ! Edhe në vitet 40 të shekullit që kaloj babagjyshi i këtij salvinit, mender duçja, ua mbushi mendjen italjanve se do i bënte komb tē madhē e do pushtonin botën dhe historia dihet, ….edhe sot gërmojnë për eshtrat e ushtarve italjanë të vrarë nëpër botë! Si duket ka ardhë sahati!