Trajneri i Juventusit, Antonio Conte pranon se do t’i pëlqente që të drejtoj ekipin e Interit nga Milano në të ardhmen.
“Ju kurrë nuk mund të thoni kurrë në futboll”, ka deklaruar Conte, në prag të “Derby d’Italia” ndërmjet Juventusit dhe Interit.
“Unë jam një profesionist. Unë jam gjithmonë tifoz i madh i ekipeve që kam drejtuar. Kjo ishte si në rastin me Arezzon, Barin, Atalantan, Sienan dhe, natyrisht, Juventusin”, tha shkurt për mediat italiane Conte.
Inter dhe lideri aktual i Serie A, Juventus do të takohen sot me fillim në ora 15:00 në stadiumin e zikaltërve “Giusseppe Meazza”.