Pas vizitës së tij në Shqipëri, kryeministri i Italisë Giuseppe Conte është shprehur se “do të ishte dritëshkurtësi, nga pala evropiane, të vendosim për një shtyrje të mëtejshme të hapjes së negociatave, pas shtyrjes nga Këshilli Evropian në qershorin e kaluar. Në këtë fazë, sigurisht që kjo nuk shtyn detyrat që Bashkimi Europian ka vënë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”.
Kjo deklaratë u bë nga Conte gjatë fjalës së tij para Senatit, i mbledhur në funksion të Këshillit të ardhshëm Evropian. Në vijim, Conte nënvizoi se vazhdonte të mbështeste konkluzionet që favorizojnë fillimin e negociatave të pranimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore me BE-në.
Sipas tij, një vendim tjetër do të dërgonte sinjale negative në këtë rajon. Sipas Contes një refuzim nga ana e Bashkimit Europian do ta largonte edhe më tej Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nga horizonti europian. Ai shton se kjo lëvizje do krijonte pasoja të shumta rajonale.
“Refuzim pa dhënë as mundësinë për të kryer ”detyrat e shtëpisë “do t’i largonte ato vende nga horizonti Evropian. Nuk është për t’u shpresuar, veçanërisht duke marrë parasysh që zgjerimi është një proces që lejon shtetet anëtare të bëjnë kontrolle shumë më efektive pasi të kenë filluar negociatat e pranimit sesa një përjashtim që do të ftohte Tiranën dhe Shkupin në dinamikën e paqëndrueshmërisë politike , me pasoja edhe në nivelin rajonal”.
Kryeministri italian, Giuseppe Conte gjatë vizitës së tij dje në Tiranë konfirmoi mbështetjen e Italisë për Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit në Bashkimit Europian.
e.ll./dita

Nje mesazh mjafte shporesdhenes per ne shqiptaret dhe Maqedonasit.
Ne shqiptaret kem,i 30-jvet dhe therrasim e duam shqiperin si e gjith Evropa. Pra koha ka kaluar kure nev duhet te ishim ne gjirin tuaj.
Detyrat e shtepise i bem popre qeveria shqiptare do te jet aqe e zonja sa tye veje ne jet edhe detyra te tjera qe do ti vendoseni p[as hapjes se negociatave. Nuk jemi buka shkal ne shqiptaret NE SE PRANONI nEGOCIATAT TE HAPEN NE SHQIPTARE DO TE JEMI EDHE NJQINDE HER OBLIGUES PER TI REALIZUAR ATO DETYRA ME VENDOSMERI.
Pranimi ne gjitrin tuaj do ta bej rajonin ton jo vetem shqiperin nje vende te kopnsol;iduar dhe teper efikase ne realizimin e detyrave qe ven BE-ja.
ME BESIM TE MADHE SE KETE RADHE DO TE JEMI NE GJIIRIN TUAJ SI HAPJE DERE E PASTAN TE TJRAT ME RADHE.!
RRESPEKT PER JU.!