Ç`qeleshëzimi i politikës
Plisë i thonë në Kosovë asaj që ne e quajmë qeleshe; dhe ndryshe nga ne në Shqipëri, atje ka një peshë identitare që e klasifikon si një relike të shenjtë kombëtare. Dhe rasja në kokën e Berishës prej bashkëatdhetarëve tanë në Kosovë e Maqedoni, ka përbërë një ritual folklorik që mungoi atë ditë në Prizren.
Thjeshtësisht e pa ndonjë grimasë të tepruar medemek patriotike, me kapje për duarsh e pllaqplluqe me të madh e të vogël, Rama e kaloi me një përshëndetje brenda caqeve të normales, momentin e ballafaqimit me turmën e të interesuarve për të parë nga afër mbërritjen e autobusit qeveritar të Tiranës. Po të ishte Berisha, do zhytej kokë e këmbë në turmë duke u ndukur me kë mos, ngjeshur në kokë plisën e bardhë, në një ngërdheshje orgazmike deri në shpërfytyrim.
Lubonja, ky gërrnjar i pashërueshëm e simpatik
Butaforik e quajti Lubonja mbledhjen e dy qeverive shqiptare në Prizren, si për të konfirmuar se kritiçizimin e ka bërë dhe pak qëllim në vetëvete, deri në kufijtë e një gërrnjari të pashërueshëm, edhe pse pak simpatik në antikonformizimin e vet. Por në përmasat e sotme të komunikimit, butaforia edhe në mos qoftë e qëllimshme, formësohet natyrshëm.
Gjithsesi, ajo mund të dallohet qartë vetëm në kohë, nëse vërtet ka qenë e tillë, kur të provohen efektet reale e të prekshme të erës së re të bashkëpunimit mes shqiptarësh. Romuzi me vargjet e hitit folkloriko – patriotik të tifozerisë shqiptare, nuk ishte ndonjë një gjetje sarkastike kushedi ç`ë që i shkon intelektit të Lubonjës.
Zemërimi fëminor i Thaçit Menduh
Gafil na kapi dhe Menduh Thaçi, një politikan aspak naiv, përkundrazi, me një stof intelektual shumë të dukshëm në krahasim me të gjithë emrat e kastës politike të shqiptarëve të Maqedonisë. I mprehtë e aspak i rëndomtë kur ligjëron politikisht, ai duhet t`ja kishte kursyer vetes një deklaratë që e vuri në një pozitë pak fëminore. Hatërmbetja, sipas tij, për një shpërfillje të faktorit shqiptar në Maqedoni në mbledhjen historike të Prizrenit, i ngjante qaravitjes së një fëmije që e do medoemos një akullore dhe kur është dimër. Politikanët e rangut të tij, i kanë aktive kanalet e komunikimit me shoqishoqin, e mund t`i sqaronin çështjet pa qenë nevoja për t`u shprehur në publik. A nuk ka patur mundësi Menduh Thaçi të komunikojë me adashin e atij kosovar e me Ramën për t`u sqaruar lidhur me formatin e mbledhjes së Prizrenit, pa qenë fare nevoja për t`u gërricur publikisht?! Sigurisht që po.
Berisha, po ai me pak ndryshime
A duhet të ekzistojë jeta me datë 11 janar?! Sipas Berishës, jo! Berisha na befasoi pak me përshëndetjen që i bëri startit të krijimit të një binomi qeveritar Tiranë – Prishtinë për çështje me interes mbarëkombëtar. Menduam se mos qemë në ëndërr e shqyem sytë në rreshtat e parë të deklaratës së tij me fjalë të përkora, duke thirrur në ndihmë kapituj të tërë të psikologjisë botërore, për t`i dhënë dum këtij momenti që na kapi gafil. Por nuk ishte nevoja: doli në origjinë kur bëri lidhjen e shkurtë mes këtij 11 janari e atij të para afro 60 e ca vitesh, kur komunistët e Tiranës e shpallën vendin Republikë Popullore. Trillet konsparative të Berishës në këtë rast, u ngjajnë atyre të ca gardianëve në një burg të komunizmit, që kur kapën një të burgosur, i cili duke dashur të lexojë dhe natën, po tentonte të ndizte me mënyra artizanale një llampë elektrike në qeli, e akuzuan për tentativë të hedhjes në erë të Hidrocentralit të Komanit.
Dhe ca hakërrima…
Nuk na u bë e ditur se për çfarë realisht nuk e donte Ramën një person, i cili iu hakërrye në publik, por është një kapitull më vete veneracioni kosovar karshi Sali Berishës dhe urrejtja ndaj Ramës, i pagëzuar dhe si grek (!!!). Për një pjesë kosovarësh, që të menduarit folklorik, sidomos për çështje nacionale e kanë tragjikisht të parefomueshëm, nuk vlen asnjë argument i ftohtë, për njërin apo tjetrin, që t`jua ndryshojnë pozicionet ku i kanë vënë. Të prirur drejt miteve dhe realiteteve virtuale, e kanë pak të vështirë t`i pranojnë gjërat në përmasa të tjera, më tokësore. Për Shqipërinë e Enver Hoxhës, nuk kishte burrë nëne që ua mbushte mendjen se nuk ishte kopsht me lule, derisa pas `90, kur rendnin me yrysh për të prekur ëndrrën, gati sa nuk iu binte pika prej zhgënjimit prore kur shihnin me sytë e tyre se në ç`derexhe ishte Shqipëria. Dhe më pas, Shqipërinë lule e zëvëndësuan me Berishën burrë të madh (sidomos prej plisit që ia rraste vetes në kokë), e me të majtët tradhëtarë, grekë e serbë bashkë. Po Majko? Ah, burrë i mirë, ama pse bre me u qujt Pandeli Majko?! Edhe diçka: sa herë komunikoj me ndonjë kosovar, me humor i them se qyshse kanë parë filmin ‘Nëntori i Dytë’, kanë menduar se Isa Boletini i atyshëm është vërtet Isa e për shkak të këtij fiksasioni, e kanë të vështirë të mendojnë se aty është Rreshat Arbana që luan Isën, e për këtë është paguar, siç paguhet njeriu për çdo punë, edhe kur aktron. Jo, është Isa dhe pikë. Dhe në realitet, Rreshati njihet si Isë Boletini në Kosovë.

P l i s e jo plisë.Kështi i thonë në Kosovë qeleshes.
Kjo mbledhje nuk ka nje vlere.Derisa nuk kan marr vllaun e tyre Erdogan Dua te di se cili eshte babaj i tyre derisa jan vllezer.
Pyet Sali Berishen se ai eshte pjelle SLLAVO-TURKE!!!
Vetem shqiptar nuk eshte kurre!!!
As ti,o Mark ujku!!!
Doemos,tere jeten keni patur per BABA Bajraktarin ,ndaj i peruleni deri ne BYTHELEPIRJE CDO SUNDIMTARI!!!
Po shof Opinion tek KLAN dhe me duhet te them, se nje tritol ndaj kesaj studio, do te me hiqte ate inat qe kam ne kete cast.
E them kete se nga 5 te ftuar, 3 jane teresisht pro serb ose shqip, keta duhet te pyesin plakat e tyre se cilin kane babe, se nenat e ketyre te treve, jane ngjizur me srbe, se nuk ka mundesi, qe panvaresisht, se cfare inati kane me Edi Ramen, perseri kur bjen puna per nje ceshtje kombetare kaq serioze, duhet ta mbyllnin halen.
Per cudi edhe serbet spo flasin, si duket ja kane lene kete pune, spiuneve te tyre qe dalin tek bythelepiresi Fevzo, ne Opinion.
Komente mbi komentet.
Fjale boshe me pak fjale. Nuk prodhojne asgje tjeter vec gazeta e kulture te gabuar.
Suxhuku nuk eshte tradite Prizerenit por e Gjakoves,titulli nuk ka lidhje.