Nëse listat e zgjedhësve në Shqipëri do ishin të sakta, vendi ynë do hynte në librin e rekordeve “Guiness” për numrin më të lartë të personave mbi 100 vjeç, madje me siguri do ishim dhe një popull i spikatur për jetgjatësinë më të lartë. Por listat janë të mbushura në mënyrë fiktive me këta emra. Raporti i audituesve të KQZ-së, një pjesë të të cilit DITA botoi dje, zbulon ndër të tjera edhe paradoksin e ekzistencës së këtyre qytetarëve të “moçëm” masivisht në listat zgjedhore të 23 qershorit. Raporti saktëson se në ekstraktin e përbërësve zgjedhorë janë përfshirë një numër tejet i lartë me zgjedhës të moshës mbi 100 vjeç. Gjithsej 1 mijë e 189 zgjedhës. Nga këta zgjedhës 967 janë vendosur në qendra votimi me kodin 8899, (qendër votimi imagjinare për votimin e shtetasve mbi 100 vjecare, etj.) Këta zgjedhës duhet të votojnë duke paraqitur kërkesë me shkrim. Gjithashtu raporti zbulon se shtetas mbi mbi 100 vjeç, të përfshirë në qendra votimi të rregullta janë gjithsej 231 raste. “Theksojmë se këtyre përbërësve zgjedhorë u afishohet emri në lista dhe kanë të drejtë të votojnë, ndryshe nga grupi i parë i cili duhet të paraqesë një kërkesë me shkrim”, – shkruhet në raport. Duket se listat e regjistrit të gjendjes civile në Shqipëri e për rrjedhim edhe listat zgjedhore janë të mbushura me “mbetje”. Numri masiv i shtetasve mbi moshën 100 vjeçare është dhe një tregues domethënës se listat e shtetasve në Shqipëri nuk përditësohen dhe se strukturat e Ministrisë së Brendshme dhe të Gjendjes Civile kanë vite që nuk kryejnë punën e tyre për verifikimin në terren të kësaj kategorie. Ministri i Brendshëm Flamur Noka nxori një udhëzim në Dhjetorin e vitit të kaluar pikërisht për këtë çështje. Votuesit e moshës 100-vjeçare duhet të hiqeshin nga lista e zgjedhjeve të 23 qershorit – thuhej në udhëzimin e Ministrisë së Brendshme “Për procedurat e hartimit të listave të zgjedhësve për zgjedhjet për Kuvendin”. Ky proces parashikon disa faza, ku ZAZtë duhej të merrnin listat e zgjedhësve sipas tre formateve të parashikuara në Kodin Zgjedhor. Familjarët e votuesit 100-vjeçar, por edhe vetë personi i interesuar, duhet të bënin një kërkesë me shkrim për t’u përfshirë në listën e votuesve. Kryetari i bashkisë/komunës/njësisë bashkiake, brenda 60 ditëve nga publikimi i ekstraktit të parë, duhet të bënte njoftimin me shkrim të zgjedhësve, të përfshirë në ekstraktin e printuar sipas qendrave të votimit brenda territorit të bashkisë/komunës/njësisë bashkiake përkatëse, etj, etj. Në udhëzimin e ministrisë përcaktohet dhe mënyra se si njësitë vendore duhet të njoftojnë shtetasit që janë mbi moshën 100 vjeç për mos pjesmarrjen e tyre në zgjedhje deri në kryerjen e verifikimeve. “Ju njoftojmë se për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, sipas nenit 51 të Kodit Zgjedhor nuk jeni të përfshirë në ekstraktin e përbërësve zgjedhorë të qendrave të votimit si shtetas që keni mbushur 100 vjeç. Sipas nenit 53 të Kodit Zgjedhor, për t’u përfshirë në listën e zgjedhësve, kërkesa juaj duhet të bëhet pranë zyrës suaj të gjendjes civile”. Udhëzimi i firmosur nga ministri i Brendshëm, Flamur Noka, saktëson se një kopje e listës së zgjedhësve, në format të printuar, i dërgohet Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, e cila, jo më vonë se 30 ditë para datës së zgjedhjeve, i dërgon për ruajtje listat e printuara në Arkivin Qendror të Shtetit. Por ja që 100 vjeçarët janë aty. Në lista. Edhe këta, njësoj si mbi 4 mijë shqiptarët me emra XXX, emra baballarësh ZZZZ apo emra nënash 9999, rezultojnë deri më tani “shtetas shqiptarë mbi 18 vjeç, votues në zgjedhjet e 23 Qershorit”.
Jam shqiptar. Quhem XXX….
DITA botoi dje faksimile të listave zgjedhore ku gjenden ende mbi 4 mijë votues të cilët kanë emra të çuditshëm, në shumicë dërrmuese XXX, apo ZZZZ apo 999, për të mos folur për qindra të tjerë me shenja, numra, pikë e presje, mes shkronjave. Të paktën një nga të dhënat e tyre identifikuese, emri, atësia ose mëmësia është me këto “kode” të çuditshme.
Çfarë do të botojmë në ditët në vijim
Redaksia e gazetes DITA ka siguruar nje sere elementesh te Listes Zgjedhore te cilat tregojne qarte papergjegjshmerine e pergatitjes se listave paraprake zgjedhore. Ne ditet ne vazhdim ne do tju tregojme lexuesve se ne liste ka me mijra emra te cilet jane:
– Emra te dyshuar si te dubluar (do botojmë listën e plotë)
– Emra te personave te vdekur por te paçrregjistruara (do botojmë listën e plotë)
– Familje te tera te falsifikuara dhe rrjedhimisht emra te personave te cilet nuk
ekzistojne fare fizikisht. (do botojmë listën e plotë)
– Lista te tëra personash te cilet nuk ekzistojne fizikisht por janë paisur me karte
e pasaporte nga sistemi. (do botojmë listën e plotë)






Ky eshte informacioni me i nevojshem (jam me se e bindur) per qytetaret,ne kete prag zgjedhjesh .Jam ne pritje te tij.
Nje falnderim ne avance per kete sherbim patriotik qe stafi i “DITES” po i ben te ardhmes sone te perbashket.
Lora keto jane te gjithe diversantet anonim te saliut te importuar tamon si ato plerat qe do sjellin ne shqiperi ,keta ke lista jane ato tipa qe e admirojne formulen 1 vote me 1 thes miell 23 vjet po ky maskarallek i nje te semuri mendor saliu i depertuari i vicidolit …
Me listat e zgjedhesve behen gjithmone fallsifikime e marifete tjera. Nga viti 1991 deri ne vitin 2009 kam qene kryeta i qendres votimit dhe lista e fundit asnjihere nuk ka koresponduar me listen zgjedhore qe ndodhet ne kuti diten e votimit.
Une e kam prekur te verteten tuaj,z.Sadik Malaj, ne listen e qendres se votimit ku une punova,me 8-maj 2011,ne Tirane.