Vargje të nënshkruara,
Xhevit Zeneli
Dole Pilo, dole
Burrë përmbi burra
Drejtove komunë
Dy legjislatura.
Të faleminderit
Nga infrastruktura
Kanale për ujë
Rrugë dhe ura.
Premtimet e tua
Bënë shumë bujë
Do t’i bëj Ramicës
Rezervuar për ujë.
Nuk hapët dot
Asnjë pellgaçe
Marrë ramiciotë
Ujë me barkaçe.
E drejtove komunën
Në fshatin e Brate
Aty e gatove
Dhe çorbën bajate.
Do e lësh komunën
Atje ku e gjete
Dhe faqen e zezë
Do e marrësh me vete.
