Më në fund sërish duke buzëqeshur. Në daljen e parë publike që prej aksidentit serioz të bashkëshortit të saj Michael, Corinna Schumacher u shfaq rrezatuese, e lumtur, duke përplasur duart e duke shpërndarë çokollata për të ftuarit. Pas 6 muajsh tepër të vështirë, është bukur ta shikosh Corinnën të qeshur, është një sinjal mbi të gjitha se gjendja shëndetësore e 7 herë kampionit të Formulës 1 është drejt përmirësimit të vazhdueshëm.
Cifti kishte një jetë perfekte deri në atë ditë të zezë, kur ndodhi ai aksident i frikshëm. Mbi borën e bardhë të alpeve franceze, Schumi për pak sa nuk humbi jetën, për të luftuar më pas me vdekjen për muaj të tërë me bashkëshorten që i qëndroi gjatë gjithë kohës në krah. Tani Corinna është më e çliruar, siç duket nga fotot e shkrepura gjatë një eventi të organizuar prej saj. Për gjendjen e Michael Schumacher prej tre javësh nuk ka asnjë informacion të ri, por buzëqeshja e Corinnës gjithsesi është një lajm i mirë, do të thotë se ka optimizëm për shëndetin e pilotit që ka bërë historinë në Formula 1.
