Corinthians, kampion i botës

anazapta

Mundet Chelsea, shënon Guerrero, ish-lojtar i Bajernit

 

Corinthians i Brazilit ka fituar botërorin e klubeve, duke mundur 1-0 kampionen e Evropës, Chelsea, në finalen e luajtur dje në Jokohama. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Pablo Guerrero, në minutën e 69-të. Si për ironi të fatit, Guerrero është një ish-lojtar i Bajernit të Munihut, i mundur befasisht me penallti nga anglezët në finalen e Champions League. Për Corinthians ishte trofeu i dytë botëror pas atij në vitin 2000, ndërsa anglezët dështojnë sërish, si në ndeshjen e Superkupës, ku u mundën 4-1 nga Atletico Madrid.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *