Ndërtimet pa leje, Corriere: Nga Tirana, në Vlorë, fjalën e ka tritoli

redaktor

Që diçka kishte ndryshuar, u kuptua vetëm mëngjesin e 20 tetorit të shkuar, ditë e diel.

Të gjithë televizionet informative po transmetonin direkt një ndërtesë katërkatëshe në periferi të Tiranës.

Në orën 13:11, një zhurmë u dëgjua, kamerat u dridhen, më pas tym dhe pluhur. Struktura ishte ende sërish në këmbë. Misioni shkoi deri në gjysmë, më pas ishin fadromat që e shkatërruan godinën.

Por në këtë cep të vogël të Evropës, kjo është një risi.

 

Plaga e ndërtimeve pa leje

Ky ishte gjesti i parë, dramatik, kundër ndërtimeve pa leje. Një fenomen për të cilin nuk ka shifra apo vlerësime të sakta. Dihet se ka mijëra ndërtime, mes tyre pallate, vila, restorante e bare për t’u hedhur poshtë për shkak se janë ngritur në këmbë në anarki të plotë.

Pas rënies së diktaturës- në sajë të kthimit gradual të tokës së konfiskuar gjatë komunizmit- shumë pronarë nisën të ndërtojnë përgjatë detit dhe lumenjve, ngjitur me fabrikat e mëdha, pranë spitaleve, pak centimetra larg pallateve të tjera.

Rezultati: pas 20 vitesh demokraci, bregdeti shqiptar është mbushur me apartamente, hotele dhe qendra turistike. Nga Shëngjini në veri, në Ksamil, gati në kufi me Greqinë. Në rrugë të caktuara, sidomos në kryeqytet, është e vështirë që të kalosh në këmbë. Aq sa në rast zjarresh apo urgjencash mjekësore, nuk futen dot as zjarrfikësit dhe ambulancat. Pak vite më parë, për të shuar flakët në një ndërtesë në Tiranë, u desh të ndërhynte një buldozer, që prishi muret e dyqaneve dhe shtëpive.

 

Kursi i ri

Më pas erdhi Edi Rama. Piktor, socialist, ish- kryebashkiak i Tiranës, i zgjedhur kryeministër në zgjedhjet e 23 qershorit të shkuar.

“Mjaft me këto ndërtime të paligjshme. Do pastrojmë Shqipërinë,” deklaroi ai. Dhe kështu nisi dërgimi i eksplozivit për të hedhur në herë monstrat e çimentos. Në kryeqytet, të cilin kryeministri e njeh si xhepat e tij. Por edhe në zonat turistike. “Është vetëm fillimi,” zotohen nga qeveria e majtë. Koha- d.m.th katër vitet në detyrë- do tregojnë nëse është vetëm një flakë kashte apo një kapitull i ri për vendin.

 

Shkatërrimet

Shtatë ditë pas Tiranës, kamerat u spostuan në Vlorë. Shëtitorja, një godinë me shtatë kate. Pak sekonda para orës 2, pallati reduktohet në copa. U deshën 285 kilogram me C4, të futur në rreth dy mijë vrima.

Katër ditë më vonë ruspat nisin punën në Durrës, pranë bregut. Shkatërrojnë një godinë që do shërbente si restorant, bar dhe hotel. Muret rrëzohet pa një autorizim. Ose më mirë, pronari e kishte një leje, por për të ndërtuar një dyqan për shitje lulesh. Një tjetër aty pranë kishte ndërtuar një godinë pa leje. Ai nuk pret ruspat. Nis të shkatërrojë atë që sapo kishte përfunduar. Të tjerë ndërkohë nuk duan t’ia dinë, mbyllen brenda dhe kërkojnë kohë. Është kështu në çdo cep të qytetit dhe të bregdetit. Dhe të humbur janë kryesisht ata që kanë blerë shtëpi në godina të ndërtuara në mënyrë të paligjshme. Emigrantët shqiptarë në Itali, Greqi, Franca e SHBA. Por edhe ata kosovarë që duan një vend në det. Çfarë do bëhet me apartamentet e tyre? Për momentin nuk e di askush. Disa kanë arritur që të marrin njëfarë kompensimi, të tjerët shpresojnë për ndonjë fitore në gjykatë.

 

Politikanët ndërtues

Çështja është bërë edhe politike. Mes (shumë) ndërtuesve abuzivë ka më shumë se një politikan. Ndërtesa e fundit në radhë për t’u prishur është kompleksi rezidencial “Jon”, pranë detit në Vlorë. Mes ndërtuesve figuron edhe vjehrri i Lulzim Bashës, kryebashkiaku aktual i Tiranës dhe kreu i Partisë Demokratike, aktualisht në opozitë. Ai flet për sulm politik. Qeveria përgjigjet se ligji është i barabartë për të gjithë dhe se “çdo gjë e paligjshme do të shkatërrohet”.

Ne linkun me poshte gjeni shkrimin e Corriere della Sera:

http://www.corriere.it/esteri/13_dicembre_06/albania-guerra-palazzi-abusivi-tirana-valona-parola-tritolo-90da1aae-5e92-11e3-aee7-1683485977a2.shtml

Share This Article
9 Comments
  • SHQYPNIA NUK KA PSE TE JETE NDRYSHE NGA SPANJA.

    Ku per nje kohe fare te shkurter i shkaterruan dhe i fshine nga faqja e dheut te gjitha pallatet me leje dhe pa leje te ndertuara ne vijen bregdetare per t’i hapur rrugen zhvillimit te turizmit elitar, i cili largohet si djalli nga tamjani nga betoni i pallateve te shemtuara kunder llogjikes urbanistike.

    ATEHERE PSE KAQE ZHURME PER PALO GJE?

  • Une nuk kuptoj nje gje :–Kjo qeveri eshte qeveri e majte , apo eshte nje qeveri qelbesirash qe kane vetem nje qellim :…te shesin pordhe per llogari te egoizmit te tyre ?

    Ca eshte kjo qeveri langaraqe qe deri tani eshte marre vetem me shkaterime dhe nuk ka bere asnje ndertim?

    Kjo qeveri qe gjasme eshte e majte nuk ka bere asnje perpjekje per te dnihmuar te verferit qe kane probleme ekstreme

    Ja psh , tani po degjoj ne tv nje Nene nga Vlora qe i ka vdek vajza me HIV, dhe i ka lene djaline vogel , i cili edhe ky eshte i semure me HIV

    Femija ron me gjyshen, e cila nuk ka me se ta ushqeje sepse jeton me nje pension te varfer, nderkaq qe fmeija ka nevoje per ushqim dhe kurim qe te perballoje kete semundje

    Shteti ne kete rast eshte i shurdhet ….Po ashtu edhe kur ishte ajo vajza e vogel q ekekronte te behej Transplanti i melcise …shteti eprseri qendroi i shurdher, dhe ate e ndihmuan nje shoqate ne Itali……

    Atehere c’eshte ky shtet q

  • …se me shkau pa dashje..

    Atehere c’eshte ky shtet qe nuk ndihmon qytetaret ne nevoje__Ne gjithe boten te ndihmojne ne keto raste

    Shteti mbahet me parate e taksapaguesve shqiptare , dhe e ka per detyre te krijoje nje fond prej 2 apo 3 milion dollare dhe ai fond te jete vetem per te ndihmua njerezit qe jane ne nevoja EKSTREME …..

    Ndersa ky shtet shqiptar e ka mendjen vetem tek ……….Tritoli –Shtet langaraaq qe shet pordhe ,
    se shkateron ndertimet e njerezve , pavaresisht se keto ndertime jane pa leje –Por nuk jane keto domosdoshmeria kryesore e jetes se shqitpareve dhe te vihen ne plan te pare
    Nuk eshte kjo prioriteti i punes se Qeverise …
    Nuk i mori votat e shqiptare per te perrDorur tritolin si mjet kryesor te puens se tij ….

    Ne plan te pare eshte hapja e vendeve te punes, dhe krijimi i ca mekanizmave financiare qe te ndihmojne njerezit
    qe kane halle ekstreme , pastaj meru edhe me keto tritolo-mania

    Ku i ka vendet e punes qe do thoshte se do hapte ..?….
    Ky merret vetem me shkaterime dhe o burra te fusim kundershtaret ne burg ne emer te korupsionit
    kur ne fakt me te diskretituar per korupsion se keta shoket e Edushkes nuk ka ne Shqiperi

    Nga ana tjeter brenda Partise se tij ky huri deficent qe keni ne krye te qeverise , as qe e pyet fare PS-ne ,
    por vendos ne krye te institucioneve miqte dhe shoket e tij, dhe ….shoket e Jnaullatosit

    Ne fakt po ti shikosh te gjitha emerimet qe ky Edi ka bere ne krye te Qeverise dhe institucioneve dhe ne Parlament i ka bere tamam sipas Strategjise Antishqitpare te Politkes greke

    Ben Blushi , qe eshte njeriu me i pergjegjeshem atje ne PS duhet te krijoje nje oponence kunder emerimeve qe kane si tregues inteligjence shoqerine me Eudhsken
    Beni duhet te mbledhi gjithe PS-ne dhe ti kerkoje llogari kreut te Qeverise , per menyren dIletante te drejtimit te Shqiperise,ne te gjitha ministrite

    Kjo qeveria duhet quajtur :…Tritol -Qeveri-, se keta nuk kane ebre azgje deri tani , –Edhe shume qeveritare zemerzinj,
    as qe duan tja dijne kur njerezit kane halle ekstreme ,te cilat nuk mund te zgjidhen pa ndihmen e shtetit …..

    Ca e quajne keta veten te majte __Ket jane ca halabake kafenesh qe eshte turp ti kesh ne mehalle
    jo te te drejtojne qeverine —

  • ANAlIZE : Keto po. Corriere della Sera asht kthy ne nje gazete qe ka mbrojt e mbron Berlusken. I sherben Mafies Italiane sikurse Rilindja Demokratike PD. Nuk mbahet mend te kete ba nje artikull per mire per Shqipnine. Teshti e paskan kape me tritol e me mbrojte abuzimet. Bukur Corriere della Mafia.

  • Po ti ore RAJMOND VLONJATI nga e do qe ta sjellim qeverine ,,nga VUCIDOLI apo nga …..TRITOLI nuk eshte vetem SINJIFIKATIV ,por edhe KUPTIM-PLOTE

  • Po ti ore RAJMOND VLONJATI nga e do qe ta sjellim qeverine ,,nga VUCIDOLI apo nga …..TRITOLI nuk eshte vetem SINJIFIKATIV ,por edhe KUPTIM-PLOTE qe do te thote se :
    Te gjithe ata qe kane ndertuar ne TOKEN e BOTES ,dhe kane vjedhur parate e TE VARFERVE ,keshtu do ta paguajne .
    TY MONDI te paska zene meraku per QEVERINE e MAJTE qe nuk po ben shume ,per te VARFERIT ,por ti nuk do qe te shikosh qe EDI RAMA ka aq pune me PRISHJEN e TE PRISHURVE nga MENDTE dhe HAJDUTEVE dhe KRIMINELEVE si SALI SERBI dhe LUL DOMATJA-KRIMINELI ,sa ty nuk ta merr mendja .
    EDI RAMA do beje me SHQIPERINE ate qe beri me TIRANEN pornuk i mjaftojne 2 mandate ,por me shume .
    Te siguroje une ty MONDI se EDI RAMA me te mbaruar pune me VLOREN do te kthehet nga DURRESI ,por do ta filloje qe nga KARPANI dje do ta mbaroje ne CURRILA ,sido qe ti nuk e beson dhe nuk do qe te behet kjo gje .
    Pastaj more MONDI ne radhe eshte SHKODRA qe do te fillpje qe nga PULAJ deri ne SHENGJIN , qe ty prape nuk do te besohet ,por keshtu do ndodhe .
    Edhe nje gje more MONDI DJATHTISTI :
    Pallatin e LULE BASHES nuk do ta paguaje populli ose me sakte TAKSA-PAGUESIT ,por me radhe qe nga BLERESIT e PRONES ,HAJDUTET e HIPOTEKAVE ,FIRMA NDERTUESE ,NOTERI ,KRYETARI I K.K.R.T.S-se dhe deri tek i fundit ,sepse qe te gjithe keta e dinin se PLANI I LUNGO MARES eshte bere qe ne 1937 ,eshte RIMIRATUAR ne 1961 ,1992,2004 ,por ti sado qe keto gjera i di te paska therur shpirti per te VARFERIT .
    Po ku ke qene ti more “ILL i KEPUTUR ” ne kohen e regjimit te SHPELLARIT qe nuk je ndjere .
    BEN BLUSH -BIBILUSHKEN e NANUSHKES EDI RAMA e ka lene dhe e beri deputet per te na kujtuar se si ishte dhe se si eshte NANUA ,sepse BEN BIBILUSHKA .te ha MU…..mu tek vendi qe del ,por ta HA taze ,keshtu qe per ty more MONDI DITE me te dhimbeshme do te vine .
    EDI RAMEN ,qe un ee njoh si buken qe ha ,do tu beje juve dhe te gjithe SHPURES TUAJ ate gje qe ju as e keni shkuar ne ENDERR ,prandaj mos prit kot si DHELPRA qe ti bjene ato dashit .
    TRITOLIN jo me kot e shpiku ALFRED NOBEL ,qe i NDRITTE shpirti atje ku ika KOCKAT .
    Ne nuk do te leme asgje dhe do ti bejem pluhur dhe do u leme BREZAVE nje VLORE me det dhe ajer ,ashtu sic e ka krijuar i MADHI ZOT .
    Prite ,prite se akoma nuk ka filluar nga puna kjo qeverri .
    Cfare do teshohin ty syte me mbrapa ,mos e dhenteZOTI o MONDI .

  • Ti raimondi_vlore te kam lexuar disa here jo se kam pasur interes por thjesht rastesisht dhe mund te them qe je nje morr por morr b…. ama nga ato Je. Ti e para punes nuk merr vesh fare nga politika api jeta socjale ne vend ti nuk mendon se tek ai bulevard qe do ndertohet dhe tek ajo rruge e re do te kalojne femite e tu te lumtur te lirshem dhe te ndjehen si Evropian Ndersa ti me duket nuk je as vlonjat me duket qe je kosovar ose maqedons se te kam vere re ca fjale qe i shkruan si ato , Te jap nje keshille mos shkruaj me ketu se sa her qe te shikoj ty me vjen te p..e.r.dh

  • Po cfare vlonjati je ti,qe kerkon te shohesh bregdetin e Vlores te zhytur mes karakatinave ptej betoni!Shembja e kesaj shemtire do te pastroje Shqiperine nga mentaliteti mafioz i katundareve qe e kthyen bregdetin ne kosh plerash!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *