Ballkani është pjesë e Evropës, por lufta është rikthyer në vitet ’90 me fundin e ish-Jugosllavisë. Presidenti i Maqedonisë Kiro Gligorov, i cili humbi një sy në një atentat, ka thënë duke aluduar për masakrat njerëzore nga luftat etnike: “Është e vështirë që të mbeten burra në Ballkan”.
Gjithsesi në këtë botë ka qenë një “Gandi i Ballkanit”, Ibrahim Rrugova, që tashmë është harruar. Ai është arkitekti i pavarësisë së Kosovës nga Serbia.
Për serbët, Kosova është një territor i shenjtë. Historia e Ballkanit është e rëndë. Shqiptarët e sotëm konsiderohen si turq nga serbët, të cilët i kanë pushtuar në 1389 në fushën e Mëllënjave në Kosovë.
Për Rugovën, Kosova ishte shqiptare. Ai ishte babai i pavarësisë. Ai ka lindur në vitin 1944. Rugova ka jetuar në kohën e Titos dhe të nacionalizmit serb. Rugova ka studiuar gjuhën dhe kulturën shqiptare në Kosovë dhe në Francë për të ruajtur identitetin shqiptar.
Në vitin 1989 u zgjodh në Presidencën e Unionit të Shktimtarëve Shqiptarë të Kosovës dhe dy vite më vonë u votua si President i tyre. Ai u bë udhëheqës i luftës për pavarësi kombëtare, përmes zgjedhjes dhe jo dhunës.
Rugova konsolidoi Kosovën, nën sundimin serb, një shtet paralel që u krijua edhe nga vullneti i shqiptarëve të Shqipërisë. Gjatë kohës që dëboheshin nga shkollat dhe institucionet, shqiptarët po krijonin institucione të tjera pa miratimin e Beogradit. Në vitin 1998, ai ka thënë: Besoj në mundësinë e bashkëjetesës mes shqiptarëve dhe serbëve në një Kosovë të pavarur”.
Ai vdiq në vitin 2006 para se vendi i tij të shpallte pavarësinë. Me origjinë myslimane, por Rugova ka qenë gjithmonë një Evropian, një humanist laik, shumë i ndjeshëm ndaj krishtërimit, pasi në shtëpinë e tij mbante dy postera të Nënë Terezës dhe të Papa Gjon Palit II, që i kishte marrë në Vatikan.

Keto qe i thot Corriere jane te verteta. Keto i thone te gjithe miqte e popullit shqiptar, perfshire edhe burreshtetasit me te medhenj boteror. Ata qe nuk e duan dr. Rugoven jane te pakte . Ata jane disa marksiste-leniniste dhe islamiste.
ik or tru tharet
Po te kishte qen per te nipin e et Xhafer Deves, kosovaret do flisnin Serbisht sot
Pallavra pa kurrfare vlere dhe shkrim komercial qe nuk bind askend jo sot por edhe pas njeqind vjetesh.
Kush paskesh qene “babai i pavarsise” se Kosoves? Ai qe me qendrimet dhe veprimet e tij gjoja pacifiste por ne fakt burracake, pranoi de fackto krimet e Sllobodan Milosheviçit, ne kohen me te keqe per popullin e Kosoves, duke shternguar duart me te publikisht dhe para kamerave?!
Ai qe volli veç vrer per luften e popullit te Kosoves dhe UÇK-en dhe luftetaret e saj, ne sinkron me kelyshin servb te Shqiperise , Sali Berishen, i quajten ata terroriste, dhe kryeheroin e kesaj lufte, Adem Jashari, e burgosen si terrorist?!
Ai qe kerkonte te sabotonte Marrveshhjen e RAMBU-jese?!
Ai qe denjonte me mire te puthesh me Sllobodanin se sa te vinte dhe te bisedonte me qeveritaret shqiptare, vetem pse ata ishin kundershtar te mikut te tij dhe te serbeve , Sali Berishes?!
Ai qe e braktisi popullin e Kosoves per te ruajtur koken e tij dhe te familjes se tij?!
Jo moj “Koriere” dhe ti mor Mollos mullaqja, se Ibrahim Rugova nuk ishte as qimja e menderes se Gsandit indian.
Gandi ishte pacifist por jo tradhetar i vendit dhe popullit te tij siç ishte Rugova, nipi i kuinslingut Xhaferr Deva. Rugova ishte dhe mbeti nje titist i vogel, nje sahanlepires i Serbise dhe nje vegel e bindur e saj. Ibrahim Rugova e donte Kosoven, por jo me vehte dhe te pavarur por nen ombrellen e Serbise se madhe, ku ai te kishte poziten e tij.