Covid-19, 138 viktima në Spanjë në harkun e 24 orëve

Leda Hysa

Autoritetet shëndetësore në Spanjë kanë raportuar se në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 138 viktima nga infeksioni i koronavirusit.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në vend që nga fillimi i pandemisë është rritut në 27 359.

Autoritetet gjithashtu se numri total i personave të identifikuar me koronavirus është 230 138.

Lajmi i mirë është se 5 rajone në Spanjë nuk kanë regjistruar viktima nga Covid që prej 19 marsit.

Bëhet fjalë për ishujt Kanarine, ishujt Balerike, Galicia, La Rioja si dhe rajoni i Baskëve.

 

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *