COVID-19/ 180 raste të reja dhe 5 të vdekur brenda 24 orëve në shtetin fqinj

time

Në Greqi, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 180 raste të reja me COVID-19 dhe gjithashtu janë raportuar 5 të vdekur.

Sipas mediave greke, vetëm 22 raste të reja janë identifikuar në vend dhe 21 u zbuluan gjatë testimit rutinë të vizitorëve në pikat e hyrjes së Greqisë.

Sakaq, bëhet me dije se 59 qytetar janë të intubuar dhe mosha e tyre mesatare është 70.

Ndërkohë, numri total i rasteve pozitive në shtetin grek është 13 420 ndërsa rastet në lidhje me udhëtimet e huaja tani numërojnë 2 419.

Të dhënat tregojnë se pjesa më e madhe e të prekurve janë meshkuj dhe raportohet se janë mbi 65% e rasteve.

h.b/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *