Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 725 raste të reja me koronavirus, nga 3273 testime të kryera.
Fatkeqësisht, 6 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin në 24 orët e fundit.
Më konkretisht, bëhet fjalë për dy qytetarë nga Berati të moshave 57-64 vjeç, një qytetare nga Tirana 58 vjeçe, një qytetare nga Fieri 73 vjeçe, një qytetar nga Shkodra 81 vjeç, një qytetare nga Tepelena 91 vjeçe.
Sakaq, në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 157 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.
Aktualisht, në të gjithë vendin janë 7,834 pacientë aktivë me COVID, ndërsa 602 qytetarë janë shëruar nga koronavirusi në 24 orët e fundit.
Sa i përket infektimeve, u regjistruan në këto bashki; 289 në Tiranë, 43 në Fier, 36 në Elbasan, 32 në Vlorë, 29 në Lushnje, 28 në Shkodër, 27 në Berat, nga 22 qytetarë në Durrës, Kamëz, 20 në Gjirokasër, nga 17 qytetarë në Korçë, Sarandë, 11 në Patos, nga 9 qytetarë në Kukës, Krujë, Pogradec, nga 8 qytetarë në Dimal, Lezhë, 7 në Mallakastër, nga 6 qytetarë në Kuçovë, Vorë, nga 5 qytetarë në Tepelenë, Kavajë, nga 4 qytetarë në Divjakë, Konispol, Kolonjë, Gramsh, nga 3 qytetarë në Librazhd, Dropull, Himarë, Roskovec, Kurbin, Tropojë, Vau i Dejës, nga 2 qytetarë në Mirditë, Selenicë, Libohovë, Përmet, Skrapar, nga 1 qytetar në Peqin, Poliçan, Devoll, Maliq, Memaliaj, Këlcyrë, Delvinë, Mat, Bulqizë, Rrogozhinë, Has, Fushë Arrëz, Malësi e Madhe.
o.j/dita
