Covid-19 është përhapur më së shumti nga të infektuarit asimptomatik

Leda Hysa

Sipas një studimi të fundit më shumë se gjysma e njerëzve të infektuar e kanë marrë virusin Covid-19 nga persona asimptomatike.

Ekspertët e shëndetit në Irlandë kanë rishikuar 17 studime në të gjithë botën për të vlerësuar se si ndodh transmetimi i virusit në periudhën që një i infektuar nuk shfaq simptoma.

Siç dihet duhen mesatarisht gjatë deri në 14 ditë që të prekurit të zhvillojnë shenjat e Covid-19 dhe ditët e para ata mund të përojë virusin tek të tjerët. Sipas ekspertëve kontrolli i përhapjes se Covid-19 është thelbësor, tashmë që masat e izolimit do të lehtësohen.

Deri më tani virusi i ka marrë jetën 286.538 njerëzve në të gjithë botën, që nga fillimi i përhapjes në dhjetor. Shkencëtarët po përpiqen të kuptojnë se si virusi përhapet midis njerëzve, gjë që do t’i ndihmojë ata në krijimin e një medikamenti ose vaksine.

Autori kryesor i studimit Miriam Casey, nga Kolegji universitar në Dublin tregoi se studimet e përdorura ishin përgjatë periudhës së inkubacionit, kohën mes ekspozimit të virusit dhe shfaqjes së simptomave të para.

Ekipi i Dublinit tha se transmetimi nga njeriu tek njeriu duket se ndodh në periudhën tre ditë para se të fillojnë simptomat dhe dy ditë më pas. Studiuesit përdorën këtë informacion dhe një ekuacion matematikor për të krijuar një vlerësim se sa raste janë rezultat i përhapjes presimptomatike.

Në një studim që përfshinte 137 njerëz në Tianjin, një komunë në Kinë, përhapja presimptomatike u vlerësua rreth 80.7 për qind të të gjitha rasteve. Ekipi shkroi se këto gjetje nxjerrin në pah nevojën urgjente për zbulimin jashtëzakonisht të shpejtë, të të prekurve dhe gjurmimin e kontaktit dhe sqarojnë faktin nëse masat duhet të lehtësohen apo jo.

Gjurmimi i kontaktit është propozuar si një mënyrë për të kufizuar përhapjen e koronavirusit. Kjo përfshin identifikimin e kujtdo që ka qenë në afërsi të dikujt përpara se të diagnostikohej me COVID-19. Burimi Daily Mail, Përshtati në Shqip Gazeta Si

l.h/ dita

Share This Article
2 Comments
  • Asimptomatik, do te thote qe nuk ke simptoma semundjeje dhe ndihesh i semure, sepse nuk je i semure.

    Definicioni te jesh i semure, do te thote te kesh simptoma. Nje i semure nga kemba i dhemb kemba apo ka veshtiresi ne perdorimin e kembes. Nuk mund te thuash se dikush eshte i semure ne kembe nderkohe qe kembet nuk kane simptoma semundjeje.

    Ky mashtrim, anashkalon c’do llogjike dhe mbi te gjitha bazen e mjekesise e cila bazohet ne dignostifikimin e nje semundjeje, ne bazen e simptomave apo efekteve qe ajo shfaq te nje pacient.

    C’fare do te thote asimptomatik? Se jemi te gjithe te semure sepse keshtu duan ca mashtrues per qellimet e tyre te erreta?

    Dita, kan vene re se shpesh beheni pjese e propagandes dhe dezinformimit. Kjo vjen me pagese, apo thjesht e beni per qejf sa per te mbushur faqet me budallalleqe.

    • asimptomatiku eshte ne rregull per vete por rreziku qendron se ai eshte perhapes te tjetri vulnerable

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *