Covid-19/ Greqia hapet për festa, ja çfarë lejohet deri më 7 janar

Ornela

Në prag të festave të fundvitit, Greqia ka lehtësuar masat anti-Covid. Zëdhënësi i qeverisë greke ka deklaruar disa prej masave lehtësuese në periudhën e Krishtlindjeve deri në datën 7 janar.

Disa prej tyre janë: “Nga e hëna hapen floktoret, libraritë dhe shërbimet teknike të automjeteve. Hapen kishat ditën e Krishtlindjeve dhe ditën e Ujit të Bekuar (6 janar) me 9 besimtarë kishat e vogla dhe 25 mitropolitë.

Ora policore nga 21.00-5.00 është bere nga 22.00-5.00. Do të hapen dyqanet e pakicës, por vetëm për të blerë në mënyrë elektronike mallrat dhe duke e marrë produktin jashtë derës së dyqanit”.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *