Covid-19, hartës botërore i shtohet një tjetër qytet, 15 rastet e para

Leda Hysa

Taxhikistani i është shtuar qyteteve të hartës botërore të koronavirusit, duke raportuar 15 rastet e para ditën e sotme.

Ishte Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale atje, që njoftoi se në vend janë konfirmuar 15 raste të para me COVID-19, prej të cilëve 10 në qytetin Khujand, ndërsa 5 në Dushanbe.

Ndërkohë sipas vendimit të marrë në mbledhjen e Qendrës për Parandalimin e Koronavirusit të zhvilluar nën udhëheqjen e kryeministrit Kohir Rasulzoda, të gjithë qytetarët janë detyruar të mbajnë maska. Gjithashtu në këtë drejtim është ndërprerë arsimi për të gjithë universitetet duke filluar nga 4 maji.

Ministria më 6 prill kishte njoftuar se 4 persona në qytetin Khujand kanë humbur jetën nga pneumonia në spitalin ku trajtoheshin. Ndërsa më 28 prill, 310 persona prej të cilëve 126 punonjës të shëndetësisë janë hospitalizuar me dyshimin të pneumonisë dhe se 11 prej tyre kanë humbur jetën.

 

L.H/ DITA

Share This Article
3 Comments
  • Meqenese gazeta ” Tema”nuk me kalon asnje koment po shkruaj te Ju.Shba para 100 vjeteve e shpetoi kete komb nga zhdukja ne nje situate shume me te veshtire,sot kur ka ne dore te gjitha te dhenat per nje klase politike me te koruptuar,kriminale,hajdute e mashtruse duhet qe te mos lejoje te shperbehet ky komb nga largimi dhe besimi. Miliardat e grabitura nga kjo klase politike ashtu si eshte premtuar nga shtetet perendimore dhe SHBA duhet ti kethehen popullit,ne te kundert ky popull nuk mund te duroje edhe 30 vjet te tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *