Tragjike: COVID-19 i merr jetën në moshën 74 vjeçare regjisorit dhe skenaristit të njohur Kujtim Gjonaj, kurohej te ‘Shefqet Ndroqi’

time

Skenaristi dhe regjisori i njohur Kujtim Gjonaj është ndarë nga jeta në moshën 74-vjeçare.

Ai ka humbur jetën këtë të diel pasi prej disa ditësh ishte duke luftuar me COVID-19. Dje ishte shtruar pas komplikacioneve në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’.

Gjonaj ishte skenarist, regjisor i filmave dokumentarë dhe vizatimorë, producent dhe botues.

Ai ka lindur në 13 nëntor të vitit 1946 në qytetin e Tiranës.

Në vitin 1968 mbaroi studimet e larta në Universitetin e Tiranës Dega Gjuhë – Letërsi dhe po atë vit filloi punën si redaktor i skenarëve të filmave dokumentarë në Kinostudion “Shqipëria e Re”.

Veprimtaria e Kujtim Gjonajt

Në vitin 1982 do të nderohet me Çmimin e II-të në Konkursin Kombëtar Letraro – Artistik për Skenarin për skenarin e filmit “Kryengritjet e Mëdha”.

Në vitin 1986 filmi “Më e madhja dashuri” do të vlerësohej si filmi më i mirë i vitit.

Në 23 prill të vitit 1990 filmi “Kështjella e Këngëve” do të vlerësohej me Kupën e Festivalit në Festivalin e VIII-të të Filmit Dokumentar dhe Vizatimor Shqiptar.

Në vitin 1995 filmi “Shembja e idhujve” do të vlerësohej me Çmimin e I-rë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të shkurtër në Palermo (Palermo Film Festival).

Në vitin 1998 do të vlerësohej gjithashtu me Çmimin e I-rë në Konkursin e V-të Ndërkombëtar të Mesdheut të Filmit Dokumentar dhe Reportazhit (Premio Internazionale del Documentario e del Reportage Mediterraneo).

Në filmin artistik ai ka shkruar katër skenarë, përmendim këtu skenarin e filmit “Thirrja” që do të ishte dhe skenari i tij i parë në filmin artistik në vitin 1976, filmat “Ata ishin katër” dhe “Cirku në fshat” në vitin 1977, filmin “Këshilltarët” në vitin 1979.

Pas viteve 90’ Kujtim Gjonaj ka qenë për një kohë Drejtor i Alba Filmit dhe më pas krijoi një shtëpi prodhuese filmike, “Bota Shqiptare”, ndërmjet të cilës vazhdonte krijimtarinë e tij profesionale.

Kjo shtëpi prodhuese është edhe një shtëpi botimi me anë të së cilës botuesi Gjonaj prodhonte biografitë e figurave të shquara të kombit si Ali Pasha Tepelenën, Faik Konica, Jeronim De Rada, Naim Frashëri, Nënë Tereza, Sulejman Pitarka (Artist i Popullit)), etj. Këto biografi shërbejnë më pas si bazë për skenarët e filmave dokumentarë mbi këto figura.

Me dokumentarin “Enciklopedi që ecën më këmbë”, Kujtim Gjonaj do të vlerësohej me Kupën e Festivalit në Festivalin e XII-të të Filmit Dokumentar Shqiptar të mbajtur në Tiranë në vitin 2006

Vlerësime

1979 Medalja “Naim Frasheri”

1987 Urdheri “Naim Frasheri” klasi I

2002 Urdheri “Naim Frasheri” i Arte

2012 Titulli “Mjeshter i Madh”

2016 Titulli “Mirenjohje e Mallakastres”

2016 Titulli “Qytetar Nderi i Tepelenes”

2016 Titulli “Mirenjohje e Camerise”

2016 Vlersim “Mirenjohje e Q.K të Kinematografise

2017 Titulli “Regjisor i shquar” nga Instituti “Media dhe imazhi’

2018 Titulli “Personalitet i shquar” i shoqates “Shqiperia”

2018 Titulli “Mirenjohje” nga Shoqata kulturore e shqiptareve te Rumanise per filmin “Josif Bageri”

2019 Titulli “Mirenjohje ” nga Bashkia Kucove

2019 Titulli” “Personalitet i shquar” i Shoqates Atdhetare “Laberia” Nder i Kombit”

2019 Titulli “Artist i shquar” nga shoqata kulturore “Pegaso”

h.b/dita

Share This Article
4 Comments
  • Oh, sa keq më erdhi! Lajm shumë i trishtuar. Ngushëllime familjes!
    U preftë në paqe!
    Me nderim e respekt,
    Margarita Syziu,
    Toronto, Kanada

  • Nje lajm i hidhur dhe shume i papritur, pikerisht sonte ndersa Amerika po ndan cmimet kinematografike “Goden Globe”, Shqiperia humbet nje skenarist, regjizor dhe mik te njerezve te mire! Ngushellime familjes per kete humbje te nje artisti qe la shume pune artistike pa bere!.

  • Me dhimbie formuloj kete ngushellim per familien dhe shoqerine e te rrallit artist i profesionit te tij artistik Kujtim Gjonaj..Nderi kinematograise sone Ai se PARI NERI..
    Guri Nanimit D. me 80 *Pasues veterane*Toronto.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *