COVID-19/ Infektohen 346 qytetarë, 4 humbje jete në 24 orët e fundit

Ornela

Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 346 të infektuar.

Në raportimin ditor të rasteve bëhet e ditur se si pasojë e Covid-19 e kanë humbur jetën 4 qytetarë.

Nga 2,317 testime të kryera, pozitivë rezultuan 146 qytetarë në Tiranë, 27 në Fier, 16 në Durrës, 15 në Korcë, Elbasan, 14 në Lushnje, 11 në Sarandë, 9 në Kamëz, Mallakastër, Vlorë, Gjirokastër, Berat, 6 në Krujë, Gramsh, 5 në Shkodër, 4 në Rroskovec, 3 në Shijak, Përmet, Tepelenë, 2 në Kukës, Kurbin, Vorë, Kavajë, Skapar, Devoll, 1 në Malësi e Madhe, Has, Tropojë, Lezhë, Mirditë, Rrogozhinë, Dibër, Selenicë, Delvinë, Konispol, Libohovë, Këlcyrë, Kolonjë, Memaliaj, Maliq.

Deri më sot 5,982 është numri i rasteve aktive në të gjithë vendin ndërsa aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 156 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar.

Sa i përket rasteve fatale, nuk mundën t’i mbijetonin virusit, dy qytetarë nga Fieri 59-77 vjeç, një qytetar 79 vjeç nga Korça dhe një qytetar nga Tirana 85 vjeç.

Të shëruarit për sot janë 566 ndërsa totali që nga fillimi i pandemisë shkon në 193,533.

o.j/dita

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *