COVID-19/ Infektohet me koronavirus shefi i Komisariatit në Urën Vajgurore

time

Shefi i Komisariatit të Urës Vajgurore është infektuar me COVID-19. Mësohet se i infektuar ka rezultuar edhe një punonjës bashkie.

Ndërkohë rezultojnë të infektuar mësues, edukatore dhe nxënës në disa shkolla në Berat.

Ditët e fundit Ministria e Shëndetësisë ka raportuar një numër rekord të infektuarish, ndërkohë që është rritur edhe numri i testimeve. Situata vijon të jetë kritike dhe numri i të prekurve është në rritje.

Kujtojmë se të enjten që kaloi, përdorimi i maskës u bë me detyrim dhe kështu do të vazhdojë në kuadër të parandalimit të përhapjes së COVID-19.

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *