COVID-19, në infektiv mesatarisht 15 urgjenca çdo ditë, mjekja infeksioniste: Nuk mungojnë moshat e reja

Edlira Shehu

Me rritjen e numrit të të infektuarve janë shtuar dhe të shtruarit në spitalin Covid në Tiranë.   Javën e fundit ndihmën e mjekëve në “Infektiv” e kanë kërkuar mesatarisht 15 pacientë në ditë.  Infeksionistja  Elda Qyra tregon se nuk mungojnë moshat e reja.

“Dhjetëditëshin e fundit kemi rritje të personave në vijnë në urgjencën tonë për të kërkuar ndihmën mjekësore më shumë të lidhur me oksigjenimin dhe le të themi te një mesatare ditore te 15 raste e kemi pasur,” thotë  mjekja.

Rreth 95 % e të shtruarve në spital janë të pavaksinuar.  Ata që kanë marrë dozat anti Covid  tregon mjekja po paraqesin forma më të lehta të sëmundjes.

“Kemi pasur mosha të reja edhe 20 vjeç, por mbizotërosh mosha mesatare 65 vjeç. Rezulton që pacientët janë të pavaksinuar,” thekson mjekja për abcnews.

Mutacioni “Delta” në formën e mesme dhe të rëndë të tij sipas mjekes Qyra po shfaq të njëjtin agresivitet si varianti klasik dhe ai britanik i Covid-19

“Mund të kemi një formë pak më të lehtë të shfaqjes së deltës me temperaturën kollën, në format mesatare nuk bëjnë dallim vështirësia në frymëmarrje është njësoj dhe ecuria nëse është e rëndë është njësoj,”  shprehet Qyra.

Ndërkohë të infektuarit aktiv në të gjithë vendin kanë  arritur mbi 7 600 persona të shtruarit në infektiv i kanë kaluar 90 pacientë  nga një apo dy raste që zbritën gjatë muajit korrik.

 

e.sh/Dita

Share This Article
7 Comments
    • O bajge kot lodhesh. Ata qe nuk pranojne te Vaksinohen apo te themi Helmohen jane njerez me inteligjence dhe IQ te larte, sepse ata e dine qe kjo nuk eshte Vaksine. Gjithashtu ata e kane kuptuar se c’do informacion lidhur me Plandemine qe del ne rruge zyrtare nga Spitale Shteterore si dhe kanale kryesore Televizive, jane dogma e gjepura te bazuara ne nje realitet fiktiv mashtrimi.

      Une kam njerez qe punojne ne Spitale dhe me thone se pothuajse te gjithe te semuret jane ata te cilet u vaksinuan para disa muajsh. Megjithate kjo u parashikua kohe me pare qe do te ndodhe. Te shohim se edhe per sa kohe do te munden ta mbulojne me genjeshtra kete fakt. Nxirrni emrat e te shtruarve aktiv ne Infektiv se i verifikojme ne po jane te vaksinuar apo jo.
      Jeni bere komplet gazi i botes. Nuk e keni kuptuar ende se njerezit u a kane kuptuar lojen?
      Kot lodhesh duke shitur Vaksina. Ata qe nuk e bene, nuk kane per ta bere kurre helmin.

        • Aq me keq qe je dhe mjek. Ju e ofendoni titullin e mjekut. Ca si ty e kane harruar betimin e Hpokratit dhe kane adaptuar ate te Hipokritit.

          Kjo nuk eshte Vaksine Dotor. Neqoftese nuk e di, infotmohu.

  • Mos u merzitni njerez se per keta qe rrefuzojne vaksinimin kujdeset vete kovidi per ti bindur. Ketije tipit nuk i ka ardhur akoma rradha .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *