Covid-19, në të gjithë botën 3.8 milionë raste infeksioni nga koronavirusi

Ornela

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara ka tejkaluar shifrën 75,000

Sipas të dhënave më të fundit të azhornuara nga Universiteti Johns Hopkins, numri i përgjithshëm i infeksioneve në vend është rritur në 1.252.911 ndërsa vdekjet tani janë më shumë se 75.500.

SHBA mban rekordin e vdekjeve në të gjithë botën, e ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar (30,000), Italia (29.958) dhe Spanja (26,000).

Vetëm në 24 orët e kaluara, në SHBA u regjistruan 2,448 viktima.

Në të gjithë botën, pandemia ka shkaktuar rreth 269 mijë vdekje, ndërsa të infektuarit janë 3.8 milionë dhe janë përhapur në 195 vende.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *