Në të gjithë botën, sipas të dhënave zyrtare ka shkuar tashmë mbi 39 milion numri i personave të infektuar me koronavirus.
Më saktë, shifrat tregojnë se janë infektuar me COVID-19, në mbarë globin 39 372 324 njerëz.
Të vdekurit për shkak të koronavirusit në botë kanë shkuar në 1 105 644 individë. Kurse, janë shëruar nga COVID-19 në të gjithë globin deri tani, 29 502 800 persona.
Rekord vazhdon të mbajë SHBA, me numrin më të lartë të personave të infektuar me koronavirus, me 8 230 562 individë, pasuar nga India. Pas Indisë, më shumë të infektuar ka regjistruar Brazili, Rusia, Spanja, Argjentina, Kolumbia dhe Peruja.
h.b/dita
