COVID-19 në vend, Rakacolli flet për skenarët e mundshëm në rast përkeqësimi

time

Zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, e ftuar në “News 24”, foli mbi situatën e pandemisë në vend. Gjatë fjalës së saj, Rakacolli tha se COVID-19 është një sëmundje e re dhe përmban ende shumë të panjohura.

Ajo theksoi se bëhet gjurmimi epidemiologjik, bërja e testeve COVID, si dhe foli për situatën e pandemisë në Shqipëri krahasuar me vendet e tjera të rajonit.

Rakacolli nënvizoi se Shqipëria, ka një mesatare të mira sa i përket numrit të infektuarve për 100 mijë banorë, e në këtë drejtim sipas saj, vendi është më mirë se Kosova, Serbia apo Maqedonia e Veriut.

Gjithashtu, Rakacolli citoi se gjatë dy javëve të fundit po vihet re një ulje e vogël e infektimeve dhe kjo sipas saj është një shenjë e mirë.

“Duhet të gjithë ta kuptojmë, pavarësisht nga durimi, gjërat duhen në kohën e vet. COVID-19 është sëmundje e re dhe nuk dihet plotësisht se si është ajo. Nuk dihet nëse ky virus lë një imunitet të përjetshëm. Numri është i vogël, por ka raste njerëzish që e kanë kaluar njëherë infeksionin dhe po e kalojnë për herë të dytë. Nuk ka shenja që e dallon nëse ai është infektuar nga ndonjë mutacion i ri, kjo dallohet nëse ke dyshime dhe verifikohet në laboratorë të posaçëm. Të arrish në konkluzione të tilla, që janë vetëm shkencore, duhet të bësh ekzaminime. Duhen edhe një numër i konsiderueshëm njerëzish për të arritur në konkluzion. Për ne, qytetarët, ne duhet të mbrohemi dhe të mos e neglizhojmë, mbrojta është një lloj për të gjithë”, tha Rakacolli.

A duhet të kemi një rritje të numrit të tamponëve?

Mira Rakacolli: Strategjia e testimit është përcaktuar që nga fillimi, për rastet që kanë simptoma dhe raste të cilët nga kontakti epidemiologjik kanë kontakte të ngushta me personat e infektuar. Janë më shumë të shëruar se sa të shtruar. Ne nuk kemi pasur ndonjëherë situatë që sistemi ashtu siç është menduar të mos përballojë shtrimet. U bë një skenar nëse do të kalonin kapacitetet spitalore, edhe menjëherë në riparjen, u pa që kapacitetet po ezauroheshin, u hapën spitalet rajonale. U hapën ata, nëse nuk pakësohen numri i të infektuarve do të hapen ende spitale të tjera rajonale. Janë Korça e Vlora, vazhdohet më pas me spitalin e Fierit, Gjirokastrën, Beratin, Kukësin e Dibrën.

Shqipëria në raport me vendet e tjera Evropiane?

Mira Rakacolli: Gjërat nuk shihen me një ditë, shikohet tendenca, të paktën tendenca një javore ose dy javore. Në krahasim me rajonin, nuk ka nisur pandemia në të gjithë rajonin.

h.b/dita

Share This Article
2 Comments
  • Imagjinoni nje qe te thot nuk ka nisur pandemia!!! Eshte ulur kembekryq e po bene kerdi e kjo te thot nuk ka nisur!!
    A ka kush t’i thot qe shpendarjesit ma te medhenj jane njerezet asymptomatik, pra pa asnje simptom qe nuk mbrohen se nuke dine se jane + , ato qe kane shenja semundje vetveti izolohen!
    Ne kushtet e Tiranes duhet krejt nje pallat te testohet sapo nje eshte + aty ne qofte se do me nderpre shperndamjen e virusit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *