Covid-19/Nga 19-25 korrik, mund të vaksinohen të gjithë personat mbi 18 vjeç

Edlira Shehu

Nga fillimi i javës që vjen do të nisë vaksinimi i personave mbi 18 vjeç. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se fillon në 19-25 korrik, e kjo nuk do të jetë e fundit, pasi do të ketë edhe ditë e javë të tjera të lira për vaksinimin.

 

Gjithashtu bëhet e ditur se në terren do të ketë edhe njësi lëvizëse. Procedura është e tillë, një person i pajisur me kartë identiteti paraqitet pranë Qendrës së tij Shëndetësore, ose Qendrës më të afërt të Vaksinimit dhe bën vaksinën duke ruajtur veten dhe të afërmit.

Në gjithë vendin janë kryer mbi 1 milionë vaksina dhe gati gjysma e tyre i kanë kryer të dyja dozat.

 

e.sh/Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *