COVID-19, OBSH: Vaksinimi nuk duhet të bëhet i detyrueshëm, përveçse në rrethana specifike profesionale

time

Ditën e sotme, organizata Botërore e Shëndetësisë tha se vaksinimi kundër COVID-19 nuk duhet të bëhet i detyrueshëm, përveçse në rrethana specifike profesionale.

“Ardhja e vaksinave është një lajm i mirë”, tha Michael Ryan, kreu i OBSH-së për Urgjencat Shëndetësore, në një konferencë shtypi.

Ai theksoi se është e nevojshme të shpjegohen më mirë përfitimet nga vaksinat, sesa të bëhet i detyrueshëm vaksinimi.

Nga ana e tij, kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, u bëri thirrje vendeve që planifikojnë të marrin vaksinat në javët dhe muajt e ardhshëm, që të vaksinojnë në përparësi ata që kanë më shumë nevojë, sepse fillimisht numri i vaksinave do të jetë i kufizuar.

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *