Në 32.5 milionë ka arritur numri i personave të prekur me COVID-19 në rang global ndërsa numri i viktimave po i afrohet 1 milionëve. Ndërkohë, sipas të dhënave të publikuara nga OBSH, Shtetet e Bashkuara te Amerikës, India dhe Brazili janë tre vendet më të prekura, teksa më pas vijnë shtetet si Rusia, Kolumbia, Peru dhe Meksika.
Kontinenti amerikan është më i prekuri për sa i përket të infektuarve dhe gjithashtu edhe numrit të viktimave. Sakaq, e para në Europë për nga numri i vdekjeve renditet Mbretëria e Bashkuar me mbi 41 mijë e 900 raste, e ndjekur nga Italia me mbi 35 mijë, Franca me mbi 31 mijë dhe po aq edhe Spanja.
Më shqetësuese duket situata në Britani, ku qeveria ka etiketuar Londrën si një vatër potenciale të epidemisë dhe në të ardhmen qyteti mund t’i nënshtrohet një bllokade të pjesshme.
Mirëpo, sipas OBSH-së kontinentet amerikane mbeten më të prekurat me mbi 540 mijë vdekje dhe me mbi 15.9 milionë raste aktive.
h.b/dita
