Covid-19 shënon 5.5 milionë raste në botë, mbi 30 mijë infeksione të reja në Amerikën Latine

J L

Në të gjithë botën numri i përgjithshëm i rasteve të infeksionit nga koronavirusi është rritur në 5.5 milionë

Në SHBA, në 24 orët e fundit u regjistruan 532 viktima nga infeksioni i koronavirusit.

Në vend numri i përgjithshëm i rasteve të infeksionit është rritur në 1.66milione kurse totali i vdekjeve prej Covid është 98 218.

Por këto ditë, Brazili është epiqendra e vërtetë e Covid-19.

Mbi 30 mijë infeksione të reja numërohen në Amerikën Latine.

Efektet e pandemisë së koronavirusit në Amerikën Latine vazhdojnë të ndjehen, me një rritje të re të fortë në 24 orët e fundit të  infeksioneve (765,662, +31,000) dhe vdekjeve (41,462, +1,600).

Brazili është vendi i dytë më i prekur në botë pas Shteteve të Bashkuara, ai ka regjistruar 374.898 infeksione dhe 23473 vdekje.

Peruja vijon më pas me 123.979 infeksione dhe 3,626 vdekje, Kili (73,997 dhe 761) Meksika (71,105 dhe 7,633).

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *