COVID-19, Tomini: Tremujori i parë i 2022 do të përcaktojë fundin e pandemisë

time

Në një vjetorin e nisjes së pandemisë në vendin tonë zëvendësministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini deklaroi se koronavirusi COVID-19 doli përtej parashikimeve krahasuar me pandemitë në vite.

E ftuar në A2, Tomini theksoi se tashmë jemi në një përballje më të sigurt me virusin, por sipas saj trajtimi dhe vaksinimi përmbyllin transmetimin

“Po të flisnim si sot një vit më parë do ishim para një situate me shumë të panjohura, rezistencën e virusit në mjedis e objekte dhe ecurinë e pandemisë. Covid-19 doli përtej parashikimeve përtej një viti sikurse pandemitë e tjera përgjatë viteve. Jemi në përballje më të sigurt, tablo klinike të konsoliduar dhe me hetimin e rasteve. Protokolli i trajtimit dhe vaksinimi janë të rëndësishëm për të përmbyllur transmetimin përmes spërklave. Hetimi epidemiologjik është ndër hallkat kryesore, pastaj diagnoza laboratorike. Gjithnjë testojmë për shumë që të mos kemi klinika të rënda”.

Sikurse kryeministri Rama dhe Tomini thotë se një ndër armët më të fuqishme për të luftuar virusin është vaksinimi i popullsisë, ku synohet 70% në rang kombëtar. Sipas saj tremujori i parë i vitit 2022 do të përcaktojë fundin e pandemisë.

“Një ndër armët e fuqishme është vaksinimi që nuk do bëjë çudira, por do ulë raste të rënda të sëmundjes dhe ky është një objektiv që po luftojmë fort dhe për të arritur imunitetin e tufës në 70% të rang kombëtar. Janë konkluzione përkundër një beteje që duhet të vazhdojë edhe këtë vit. Tremujori i 2022 do të përcaktojë dhe fundin e kësaj pandemie, pasi ecuria e virusit ka pasur oshilacionet e veta. Shëndetësia shqiptare u përball me këtë luftë pa kaluar në kolaps, atë që pamë edhe në botë që kanë struktura më të fuqishme se ne. Objektivi ynë ka qenë që hallkat e sistemit të funksiononin si një e tërë”.

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *