Covid-19/ Vetëm 6 raste të reja, mbi 70 për qind të shëruar

Ornela

Vetëm 6 raste të reja janë konfirmuar me covid-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 856 qytetarë. Prej tyre 627 qytetarë, pra mbi 70% tashmë janë shëruar. Në të gjithë vendin aktualisht janë 198 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Fier, Kamëz.

Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet:

Ju bëjmë me dije të dhënat e 24 orëve të fundit të situatës së COVID 19 në Shqipëri.
Situata epidemiologjike në vend paraqitet e qëndrueshme mbeshtetur në identifikimin e rasteve të deritanishme dhe gjurmimin epidemiologjik në mënyrë aktive.

Në 24 orët të fundit janë testuar 224 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19. Sot është përqindja më e ulët e pozitivitetit ndaj totalit të testimeve, me vetëm 2.67 %.

Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 6 qytetarë, përkatësisht nga 3 raste në Tiranë dhe Krujë, ndërsa të shëruar janë 7 qytetarë.
Gjatë ditëve të fundit kemi një përmirësim të situatës edhe në spitale. Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi”, janë të shtruar 29 pacientë dhe vetëm 4 prej tyre janë në terapi intensive, dhe prej më shumë se 10 ditësh nuk kemi asnjë humbje jete.

Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 856 qytetarë. Prej tyre 627 qytetarë, pra mbi 70% tashmë janë shëruar. Në të gjithë vendin aktualisht janë 198 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Fier, Kamëz.
Me pak se 15% e te prekurve aktivë po marrin trajtim në spitalet Covid, pjesa tjetër ndiqet nga mjeku i familjes.
Siç jeni në dijeni edhe kjo fundjavë si fundjava e shkuar do të ketë të njëjtat rregulla.

Do të lejohen të moshuarit sipas orarit të përcaktuar, si dhe familjet dhe fëmijët deri në 14 vjec.

Gjatë ditës së shtunë do të ushtrojnë aktivitetin marketet dhe farmacitë deri në orën 17:30 ndërsa të dielën do të jetë të mbyllura.
Ndërsa nga dita e hënë do të ketë një tjetër lehtësim masash. Për këtë arsye Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i fton qytetarët të respektojnë rregullat, të ruajnë distancimin fizik dhe higjienën personale; bizneset të zbatojnë me shumë rigorozitet protokollet e sigurisë për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.

Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes Covid-19, ndaj ju lutemi telefoni në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127.

Për informacion në lidhje me COVID19, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (9 Maj 2020)

Teste të kryera 10268
Raste pozitive 856
Raste të shëruara 627
Raste Aktive 198
Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë 95
Krujë 63
Shkodër 17
Kamëz 9
Fier 4
Kurbin 3
Elbasan 3
Mirditë 1
Berat 1
Durrës 1
Korçë 1

 

o.j/dita

Share This Article
4 Comments
  • Nuk besoj se eshte dakord Grida Suma me keto shifra, asaj i ka filluar numerimi i vdekjeve qysh ne janar, e degjuat mbreme tek Cani, po si jane nje prerje gjithe keta te opozites se rruges, ndjellin vetem vdekje. E dini cfare premtoi kjo Grigja ne Durres kur doli ne fushate per kryetare bashkije: po u bera une kryetare bashkije ne Durres cdo familje durrsake do kete nje te punesuar ne bashki . Pra administrata e bashkise sipas kesaj gjitholloges do te shkonte me 50 mije punonjes, dhe i humbi thelle zgjedhjet me kete premtim absurd.

    • Po grides i del numuri i madh se i llogarit dhe kopilat qe ka hedhur joteme me kurvat e tjera rilindase dhe ne fakt nuk duhen lligaritur dava kopilash te kurvave komuniste

  • 198 te infektuar aktive
    jane 198 bomba infektimi
    por ju keni treguar se s’jeni kurrkund me shifrat. Kushedi sa te infektuar te fshehur ka qe ju nuk i keni zbukuar.
    Nuk ditet ta beni gjurminin, se me izolimin e larte 8-9 javor te popullates mars-prill-maj, zinxhiret e transmetimeve te infeksionit duhet t’i kishit nderprere.
    Por ju s’ditet as te izoloni as te gjurmoni.
    Ju kukulla te kurvarit Rama dini vec te jepni konferenca shtypi.
    Ishit nje vend ku popullata jau respektoi ligjet ndrydhese prej karantinimit, ndryshe nga vende si SHBA per shembull ku mjekesia ka sfide te madhe nenshtrimin e popullates ndaj rregullave gje kjo qe jau pamundeson luftimin e virusit.
    Ndersa Shqiptaret iu binden mjekesise.
    E megjithate mjekesia e shwiperise edhe pas 9 javesh izolim s-qe ne gjendje ti nderprese zinxhiret e infeksionit. Sepse mjekesia shqiptare deshtoi ne gjurmim dhe izolim dhe do vazhdoje ta beje keq kete pune. Perdite dalin zyrtarusht 10-20 te infektuar, Ndersa keto jane procese qe dusn rigorozitet perfekt, 100%. me popullaten.

  • Aman o ti me tre x ,na trego ndonje vend te botes, qe I beri te gjitha ato qe thua ti dhe sot nuk ka me asnje rast te ri.Do beheni ndonjehere serioze aty ne shqup apo jo?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *