24 orët e fundit në Shqipëri janë shënuar 37 raste të reja me Covid, ndërkohë që nuk ka patur asnjë humbje jete.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije gjithashtu se gjata 24 orëve të fundit janë shëruar 24 persona, ndërsa janë 439 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Njoftimi i MSh:
“Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese”.
o.p. / dita
